Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rëqebulli, shpëtohet kafsha e rrallë. Në Ballkan janë vetëm 40 të tillë

17:11 / March 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
reqebulli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një specie e rrallë është shpëtuar dhe është dërguar në Kopshtin Zoologjik të Tiranës. E cilësuar në rrezik për shkak të numrit gjithnjë e më të pakët në rajonin e Ballkanit, rrëqebulli vitet e fundit është marrë nën mbrojtje për ta shpëtuar nga zhdukja.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit se bashku me organizatën e mbrojtjes së kafshëve kanë mundur të shpëtojnë një rrëqebull dhe ta transferojnë nga Shkodra drejt Kopshtit Zoologjik të Tiranës.

Kjo kafshë e rrallë në zhdukje, do të strehohet përkohësisht në një nga dhomat ekzistuese të kopshtit zoologjik. PPNEA nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale bën me dije se po ndihmon institucionet përgjegjëse për ndërtimin e një ambienti të ri, i cili do të përmbushë kushtet optimale për strehimin përfundimtar të këtij nënlloji të rrezikuar në mënyrë kritike për zhdukje.

Nisur nga fakti që rrëqebulli ka njërën këmbë të gjymtuar nga kapja me lak e para 10 viteve dhe nga mbajtja në izolim për një periudhë të gjatë kohore, nuk ka mundësi rilëshimi të kësaj kafshe në natyrë.

Aktualisht, më pak se 40 rrëqebuj ballkanikë kanë mbetur në rajon, ku shumica prej tyre gjenden në Malet e Munellës së Shqipërisë dhe në Parkun Kombëtar të Mavrovës në Maqedoni, si dhe në Kosovë, ku janë gjetur dy rrëqebuj në Bjeshkët e Rugovës.

kafesheve Ministria e Mjedesit shpetojne
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelensky paralajmëron kompanitë ajrore: Hapësira ajrore e Rusisë po bëhet plotësisht e rrezikshme

11:35 / September 2, 2026

Protesta para Kryeministrisë, arrestohen 14 persona pas përplasjeve me policinë

11:27 / September 2, 2026

Aksident me vdekje në Fushë Krujë

11:02 / September 2, 2026

Rama mbledh sot qeverinë dhe drejtuesit politikë: Në fokus “Besa”, “Prania Besnike” dhe zgjedhjet e 2027

10:58 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.