Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Kroos lë pas dëmtimin: Do të flas me Ancelottin, duhet të kap ritmin

23:50 / September 27, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
krooos
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Toni Kroos sheh dritën në fund të tunelit. Pasi kaloi muaj të komplikuar për shkak të një problemi në fizik, të shkaktuar gjatë Euro 2020, mesfushori i Real Madrid është gati të kthehet.

“Jam i lumtur, sepse sot kam arritur të bëj stërvitjen time të tretë me ekipin pa dhimbje, pas gjashtë apo shtatë muaj vuajtje, kështu që është një ndjenjë e mirë. Nuk kam luajtur për tre muaj, ndeshja e fundit ishte më 29 qershor, në Euro 2020, kështu që duhet të fitoj ritmin.”

Pyetja që bëjnë të gjithë tifozët e Real Madridit është kur do të jetë në formacion 31-vjeçari. “Ndihem gati dhe mendoj se do të grumbullohem për ndeshjen me Sherifin e Tiraspolit. Do të flas me Ancelottin dhe, nëse preferon të presë, do ta dëgjoj dhe do të analizoj momentin”.

Kthimi ishte i gjatë dhe i vështirë …

“Kanë kaluar pothuajse tetë javë tashmë. Për pesë apo gjashtë muajt e fundit e kam ditur gjithmonë se do të vinte momenti ku duhej të ndalesha për t’u shëruar. Fillova të ndiej dhimbje në mars, e dija që ishte diçka në rrëzë të kofshës. E kuptova se nëse do të vazhdoja të luaja, do të kisha arritur në pikën që nuk do të mund ta duroja më, por ishte shumë e vështirë të ndalesh sepse duhej të luaja çerekfinalet dhe gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, pastaj Europianin … Pastaj shkova me pushime, për të parë nëse në ato tri javë do të përmirësohesha. Kur u ktheva në stërvitje në Madrid, u përpoqa dhe kuptova nuk isha përmirësuar. Më duhej të ndaloja. Është një dëmtim i vështirë për t’u shëruar nëse nuk ndërhyhet. Ne kemi punuar shumë në palestër, shumë terapi.”

demtimin kroos ritmin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Merret vendimi, Superliga ndryshon strukturë! Sezonin e arshëm 3 faza, preket edhe Kategoria e Parë

20:36 / June 23, 2026

Zyrtare/ Vedat Muriqi kthehet në Turqi, do të jetë sërish pjesë e Fenerbahçe

21:42 / June 18, 2026

Neymar do të bëhet baba për herë të pestë! Zbulohet gjinia e bebit, familja e futbollistit zgjerohet sërish

21:59 / June 16, 2026

Nga “pleqtë” e luksit te djemtë e rrezikshëm: Ja kush janë protagonistët që do të ndezin Botërorin

22:40 / June 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.