Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Bylykbashi: Mund të ndërrojmë sisteme sa të duam, sa kohë partitë nuk demokratizohen nga brenda…është e kotë!

16:32 / September 29, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bylykbashi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka publikuar një shkrim ku flet për mënyrën e vendosjen dhe mungesën e debateve brenda forcave politike. Me anë të një shkrimi në Facebook, Bylykbashi heq një vijë paralele mes zhvillimeve në Shqipëri me ato në Britaninë e Madhe, duke sjellë shembullin sesi deputetët e Partisë Konservative në vitin 2019 kundërshtuan planin e qeverisë së Boris Johnson për të ulur ndihmën e huaj për vendet e treta. Madje kërcënuan me një votim kundër qeverisë së tyre. Ndërkohë që përmend datën 8 dhjetor, Ditën kombëtare të Rinisë, e cila shënon edhe vendosjeb e pluralizmit në Shqipëri, deputeti shpreh mendimin se forcat politike në vendin tonë duhet të “hapen nga brenda”, duke ftuar të gjithë të kontribuojnë.

“Pra atje nuk mjafton çfarë mendon “i pari”, “i madhi fare” apo “i gjati”, por duhet kolegjialitet më i madh brenda partisë në vendimet e rëndësishme. Ne mund të ndërrojmë sa të duam sisteme zgjedhore, por po nuk u demokratizuan partitë nga brenda, nuk do të ketë ndryshim të politikës dhe është e kotë të kërkojmë demokraci në qeverisje. Sa kohë partitë nuk do të demokratizohen në mënyrën si marrin vendimet dhe njishi bën ligjin, nëse do të ndodhte tek ne ajo që ndodhi në Britani, do të ishte e sigurt që kjo do të çonte në anatemimin dhe largimin e deputetëve rebelë dhe jo që qeveria, lidershipi apo “i madhi” të ndërronin qëndrim. Më 8 dhjetor 1990 nuk kërkuam demokracinë e liderit, por demokracinë e individëve të lirë. Ndaj kjo që ndodhi në Britani është shumë larg. Jo në kilometra por në vite.  Nuk vazhdohet më kështu! Le ta ndryshojmë të gjithë bashkë!,”-shkruan ai .

SHKRIMI I PLOTË:

Demokraci e largët

Në Britani, një grup deputetësh rebelë të Partisë Konservatore në qeveri kundërshtuan  para disa muajsh planin e qeverisë së Boris Johnson për të ulur ndihmën e huaj për vendet e treta. Ata kërcënuan me një votim në parlament për këtë çështje kundër qeverisë së vet. Deputetët rebelë përfshinin katër ish-ministra britanikë dhe drejtuesit e tetë komisioneve të rëndësishme parlamentare. Pra këta rebelët kundër qeverisë së vet ishin figura më këllqe në partinë në pushtet. Ky fakt bëri lajm në Britani. Por për ne lajm do të ishte diçka tjetër: rebelimi brenda partisë në pushtet ndaj lidershipit. Apo thjesht rebelimi brenda partisë. Ky rebelim në Britani nuk sjell si pasojë largimin e deputetëve rebelë, por ka më shumë shanse që lidershipi të ndryshojë politikën e tij. Pra atje nuk mjafton çfarë mendon “i pari”, “i madhi fare” apo “i gjati”, por duhet kolegjialitet më i madh brenda partisë në vendimet e rëndësishme. Ne mund të ndërrojmë sa të duam sisteme zgjedhore, por po nuk u demokratizuan partitë nga brenda, nuk do të ketë ndryshim të politikës dhe është e kotë të kërkojmë demokraci në qeverisje. Nëse të prishet motori i makinës nga karburanti mos ndërro makinën, por kompaninë e karburantit. Sa kohë partitë nuk do të demokratizohen në mënyrën si marrin vendimet dhe njishi bën ligjin, nëse do të ndodhte tek ne ajo që ndodhi në Britani, do të ishte e sigurt që kjo do të çonte në anatemimin dhe largimin e deputetëve rebelë dhe jo që qeveria, lidershipi apo “i madhi” të ndërronin qëndrim. Më 8 dhjetor 1990 nuk kërkuam demokracinë e liderit, por demokracinë e individëve të lirë. Ndaj kjo që ndodhi në Britani është shumë larg. Jo në kilometra por në vite. 8 dhjetori po vjen sërish për të na kujtuar që “diku u ngatërruam dhe shtegu na çoi teposhtë”.  Nuk vazhdohet më kështu! Le ta ndryshojmë të gjithë bashkë!

Bylykbashi demokratizohen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.