Gjykata e Gjirokastrës, ka dënuar me 6 vite burgim për akuzën e “Mashtrimit me pasoja të rënda”, biznesmenin Kristaq Kotro.
Ky i fundit prej tre vitesh vijon të jetë në kërkim pasi është marrë një masë sigurisë “arrest në burg”, por ende dhe sot nuk është bërë e mundur arrestimi i tij nga policia.
Vendimi për dënimin e Kotros është dhënë ditën e sotme në gjykatën e Gjirokastrës, ku gjyqtari Arben Dosti, ka deklaruar fajtor dhe më pas dënuar me 6 vjet heqje lirie biznesmenin Kotro për akuzën e “Mashtrimit me pasoja të rënda”.
Të njëjtën masë dënimi kishte kërkuar në pretencën e tij dhe prokurori i çështjes Julian Çafka.
Çështja në fjalë, ka qënë mjaft komplekse, duke zgjatur për një periudhë kohe prej 5 vjet në fazën e hetimit dhe gjykimit/ Oranews
