Policia Rrugore e Tiranës ka ushtruar kontrolle mbrëmjen e djeshme në rrugën interurbane Tiranë – Elbasan – Tiranë dhe në orët e mbrëmjes në aksin Sauk-Teg për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara dhe drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. U konstatuan dhe 10 raste me shpejtësi nga 116 km/h deri në 126 km/h, ku drejtuesit e mjeteve u ndëshkuan me masë administrative 2.000 lekë deri në 4.000 lekë të rinj secili. Nga monitorimi me alkooltestues në të gjitha rrugët e Tiranës, janë evidentuar dhe arrestuar në kushtetet e flagrancës 2 drejtues mjetesh në gjendje të dehur. Gjithashtu, janë pezulluar 6 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, si dhe janë vendosur 16 masa administrative me vlerë nga nga 5.000 lekë deri në 15.000 lekë të rinj për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
Ngisnin mjetet në gjendje të dehur, dy të arrestuar në rrugën Tiranë-Elbasan, pezullohen 6 leje drejtimi
1 Min Read
Postime te ngjashme
Add A Comment