Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Komisionet hetimore, Balla: Do të zhvillojmë diskutime me opozitën. Kërkojmë reduktim të numrit të deputetëve në mbledhje

11:42 / October 4, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2021 10 04 at 11.36.56 AM
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, pak pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve, është ndalur në një prononcim për mediat.

Gjatë fjalës së tij Balla deklaroi se do të vijojë diskutimi në tryezë me opozitën sa i takon kërkesës për ngritjen e disa komisioneve hetimore. Mes të tjerash ai theksoi se ka kërkuar që në emër të grupit që përfaqëson, të ulet numri i deputetëve në komisionet hetimore.

Ndër të tjera Balla tha se deputetët që marrin pjesë në komisione do të duhet të jenë të vaksinuar, ose të paraqesin test negativ, jo më vonë se 48 orë.

“Komisionet Hetimore parlamentare janë instrument në duart e Kuvendit dhe natyrshëm edhe të opozitës për të hetuar çështje që pikësëpari kanë një interes publik por natyrshëm objekti i hetimit dhe puna e tyre rregullohet nga një ligj i posaçëm. Parashikimet në Kushtetutë janë rregulluar dhe vendosur në një kornizë nga një vendim i Gjykatën Kushtetuese, i cili ka parashikuar që në njërën krah është ngritja e komisioneve dhe në anën tjetër parashtrimit të nevojës së hetimit. Kërkesat u depozituan në fund të javës që shkoi, ato kanë hyrë në diskutimin e Konferencës së Kryetarëve. Do të nisim një proces diskutimi me opozitës për objektin e këtyre komisioneve për të arritur një konsensus për atë që është propozuar. Unë kam propozuar që numri i këtyre anëtarëve mos të jetë kaq i madh. Mund t’ju them se sa më i vogël të jetë numri i komisionerëve aq më punë efektive bëhet.

Është marrë në shqyrtim një kërkesë nga deputeti i Isë, Vasili për të hetuar zgjedhjet e 25 prillit. Në këtë aspekt, mendoj se ne kemi arritur që me konsensus sot ta fusim diskutimet për komisionet në rrugën e duhur. Ndërkohë që po ashtu, gjej rastin t’i falënderoj deputetët e opozitës që ranë dakord dhe për projektvendimin e iniciuara prej meje për mënyrën e zhvillimit të mbledhjes së komisioneve, duke vendosur komisionet në të njëjtën linjë me universitet, me shkollat. Pjesëmarrja në komisione do të jetë fizike, por me kushtin që deputetët të paraqesin certifikatë e vaksinimit apo dhe test negativ jo më vonë se 48 orë. Tashmë jemi në kushtet e vijueshmërinë normale.”, tha ai.

Pyetje; A ka konsensus për vettingun me opozitën për të shtyrë afatet për anëtarët e KPK?

Dua që të fillojmë diskutimet që sot. Duhet t’i kishim nisur që dje. Me dëshirën e mirë që kjo çështje mos të jetë pjesë e një pakete por urgjenca që kemi për të të na çojë te depozitimi sa më herët. Ekspertë tanët po punojnë për hartim, pasi bëhet fjalë për një ndryshim të një fjalie të vetme, që i ‘hap’ çelësat në Kushtetutë, që pas 22 qershor 2022 të shtyhet për 2 vite. Edhe grupi i PD deh grupet e tjera të opozitës shpresoj që ta mbështesin këtë propozim. Ju e dini se kjo kërkon një kohë 45 ditore. Dua, flas në emër të grupit të PS, që këto ndryshime të kenë ndodhur deri në Krishtlindjet e këtij viti.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha publikon mesazhin e qytetarit dixhital: Dokumenti “Besa” i kryeministrit është bërë me Inteligjencë Artificiale

15:40 / August 16, 2026

Rama për median britanike: Algoritmet mobilizuan protestuesit/ “Zvërneci nuk ndalet, por do konsultohemi me palët e interesuara”

20:15 / August 15, 2026

Haxhiu fton partitë në takim për zgjedhjen e Presidentit konsensual

18:39 / August 14, 2026

LDK tërhiqet nga marrëveshja, Abdixhiku: Le t’i mbajë të gjitha Vetëvendosje, do votojmë Presidentin konsensual

18:26 / August 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.