Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

“THE GUARDIAN”/ Ambasadori Qirko: Nuk ka negociata me Londrën për emigrantët e paligjshëm

15:31 / October 4, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2021 10 04 at 15.30.39
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryediplomati shqiptar në Londër, përmes një interviste në mediat prestigjoze, ka qartësuar përfundimisht pozicionin e Shqipërisë në lidhje me lajmin për ngritjen e një qendre të pritjes së emigrantëve të paligjshëm që mbërrijnë në Britaninë e Madhe.

Pas reagimit të Drejtorit të Komunikimit të Kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Jashtme Olta Xhaçka, kjo deklaratë e Ambasadorit të Shqipërisë, i ka dhënë fund të gjitha spekulimeve.

Lajmi u botua fillimisht nga tabloidi “The Sun”, sipas të cilit në Shqipëri do të krijohen qëndra për mbajtjen e emigrantëve të paligjshëm, të cilët do të hyjnë në territorin e Mbretërisë së Bashkuar. Pas kësaj ka ardhur sëfundi edhe reagimi i Ambasadorit shqiptar ne Britani Qirjako Qirko. Në një intervistë të dhënë për gazetarin Mathew Weaver të “The Guardian” ai sqaron se “. . . lajmi i dhënë nga “The Sun” është totalisht i pavërtetë. Nuk ka as diskutime dhe as negociata për këtë çështje”.

Për ta mbështetur intervistën e Ambasadorit, gazeta “The Guardian” ka botuar të plotë edhe reagimin në Twitter të bërë nga Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka ku theksohet se lajmi i përhapur nga “The Sun” është i turpshëm dhe i pavërtetë.
Por kjo çështje nuk ka mbetur me kaq. Ambasada shqiptare në Londër I ka dërguar një notë zyrtare proteste adresuar gazetës “The Sun” ku ka bërë të ditur se artikulli i botuar nga ana e saj dhe të dhënat që paraqiten në të, janë terësisht të pavërteta duke sqaruar zyrtarisht se nuk ka asnjë negociatë midis dy vendeve tona për këtë çështje. Në notën e protestës theksohet fakti se Qeveria shqiptare nuk do të pranojë kurrë të ngrejë në territorin e saj qëndra për emigrantët e paligjshëm të një pale të tretë.
Në këtë mënyrë marin fund të gjitha spekulimet rreth një lajmi të rremë të tabloidit “The Sun”, i cili krijoi fillimisht jehonë në disa media të tjera britanike, por krijoi menjëherë zhurmë edhe në mediat shqiptare, derisa e gjithë situata tashmë është qartësuar përfundimisht.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pas shkolle” nis në shtator në të gjithë vendin, aktivitete krijuese pas drekës dhe detyrave të shtëpisë

17:42 / August 16, 2026

Mali i Zi vijon betejën me flakët, situata kritike në Ulqin, Kotor e 3 bashki të tjera

17:00 / August 16, 2026

Zjarri në hotelin në Vlorë, kryebashkiakja: Shëndeti dhe siguria e qytetarëve e pushuesve, shqetësimi ynë i parë

16:40 / August 16, 2026

I nxori amnistia, rikthehen në burg! Avokatët: Institucionet kanë dështuar në rehabilitimin e të dënuarve

15:56 / August 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.