Aplikacioni Whatsapp, Instagram, Mesenger dhe Facebook nuk punojnë prej disa minutash në mbarë botën.
Të shumtë janë përdoruesit të cilët thonë se nuk mund të komunikojnë dot nëpërmjet këtyre aplikacioneve ndërsa ende është e paqartë arsyeja e këtij bllokimi.
Instagram thotë se ka një gabim serveri ndërsa Facebook gjithashtu thotë se ka një gabim për përdoruesit që përpiqen të identifikohen.
Rreth 78 përqind e përdoruesve raportojnë se kanë probleme me faqen e parë të facebook, ndërsa të paktën 24 mijë përdorues në Mbretërinë e Bashkuar thonë se nuk përdorin dot Whatsapp.
