Një person është vrarë me armë zjarri në Elbasan mbrëmjen e stome. Mësohet se fillimisht ai ka mbetur i plagosur, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.
Pas ngjarjes një makinë e djegur është gjetur në Balldren dhe dyshimet janë se është braktisur nga autori i cili më pas është arratisur.
Policia po punon për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
