Disa orë më parë, Whatsapp, Instagram dhe Facebook ndalën së funksionuari në pjesën më të madhe të vendeve, duke sjellë probleme me komunikimin për miliona qytetarë. Gjigandët e smartphoneve kudo në botë kanë rënë për miliona njerëz, ndërkohë që Whatsapp ka dalë me një reagim zyrtar por duke pëdorur profilin e kompanisë në rrjetin tjetër social “Twitter”.
“Ne jemi të vetëdijshëm se disa njerëz kanë probleme me WhatsApp për momentin. Ne po punojmë për t’i kthyer gjërat në normalitet dhe do të dërgojmë një përditësim këtu sa më shpejt të jetë e mundur. Faleminderit për durimin tuaj!,”-shkruhet në njoftim.
