Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

“Big Brother VIP”/ Ofendimet për banorët, moderatorja Arbana Osmani merr një vendim të rëndësishëm

16:47 / October 6, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Arbana
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Big brother Albania” sapo ka nisur rrugëtimin e një edicioni të veçantë, me personazhe VIP, dhe do të jetë në ekranin e Top Channel, deri në janar.

Mbrëmjen e djeshme në premierën e madhe u zbuluan 14 personazhet e parë, që ishin: Ilir Shaqiri, Sheila Haxhiraj, Donald Veshaj, Rudina Demneri, e njohur si Paloma. Gjithashtu Elhaid Cufi, Beniada Nishani, Sabiani, Semi Jaupaj, Granit Cana, Kledi Hysa, Arjona Demiri, Fifi, Ardit Cuni dhe Monika Lubonja janë emrat e parë në këtë “Big Brother”.  Me karaktere dhe profesione të ndryshme, personazhet premtojnë spektakël dhe të papritura, ndonëse ka patur kritika apo “rezerva” për ta në rrjet, që në nisje.

Ndaj, kjo e ka bërë moderatoren Arbana Osmani, të marrë një vendim të rëndësishëm, menjëherë pas puntatës së parë. “Nga nesër e deri në ditën e fundit të këtij ‘Big Brother VIP’, nuk do lejoj as edhe një koment fyes a ofendues karshi pjesëmarrësve të këtij formati në llogarinë time”, shkruan moderatorja në Instastory, duke shtuar se kushdo që do të komentojë duke fyer dhe duke mos treguar respekt, do të bllokohet, pasi sipas Arbanës ky është minimumi.

Ndërkohë, “Big Brother Vip” mund të ndiqet 24 orë në dy kanale te dedikuara ne DigitAlb. Nën produksionin e Lori Hoxhës, si dhe me komentet e Balina Bodinaku dhe Arbër Hajdarit, ky reality-show do të na shoqërojë deri në fillim të vitit tjetër.

Arbana Osmani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas polemikave, Princ Harry zbulon lajmin e fundit për Archie dhe Lilibet

20:18 / September 18, 2026

Surpriza në “Për’puthen”/ Për herë të parë, një konkurrent indian i bashkohet emisionit

21:59 / September 17, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

“Dy gosti”, filmi me lejlekun punëtor do të restaurohet

14:20 / September 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.