Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gazetaren britanike e dëbojnë nga Shqipëria: Raportova për korrupsionin dhe vjedhjen e votave

19:37 / March 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gazetarja aaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetares britanike Alice Taylor i është mohuar leja e qëndrimit në Shqipëri, ndërsa ajo akuzon se vendimi është tendencioz dhe i qëllimshëm për shkak të raportimeve për “blerjen e votës” në vendin tonë.

Alice Taylor, e cila shkruan për theshiftnews.com dhe exit.al, ky i fundit një protal i cilësuar si pranë të djaththës shqiptare, është edhe autore e blogut të njohur  “The Balkanista”.

E kontaktuar nga Newsbomb.al, Taylor thotë se kishte aplikuar për rinovimin e lejes së qëndrimit në vendin tonë, por nuk mund të shkonte personalisht për shkak se doktori i kishte këshilluar të qëndronte në shtrat pasi është shtatzënë.

“Gati dy javë më pas, më njoftuan se aplikimi u pranua dhe duhet të bëj pagesën. Ndaj shkova dhe bëra pagesën”, thotë Taylor “Por sot bashkëshorti im shkoi te zyrat dhe mësoi se vendimi i drejtorit për të rinovuar lejen e qëndrimit ishte mohuar “me urdhër nga lart”.

Gazetarja britanike thotë se ky vendim vjen në një kohë kur ajo është sulmuar nga një sërë mediash pranë të majtës, të cilat kanë shkuar deri aty sa ta quajnë “spiune të Rusisë”.

Taylor thotë për Neësbomb.al, se nuk është koicidencë që vendimi për t’i refuzuar lejen e qëndrimit vjen pikërisht në këtë kohë. Ajo ka raportuar kryeisht në gjuhën angleze për skandalin e blerjes, manipulimit të votave në vendin tonë.

“Jam sulmuar dhe ofenduar si unë edhe partneri im. Por do të ndërmarrim veprime ligjore”, shprehet gazetarja Taylor, e cila tashmë është e detyruar të largohet nga Shqipëria dhe të riaplokojë sërish, por gjendja bëhet edhe më serioze, pasi për arsye mjekësore ajo e ka të pamundur të udhëtojë.

“Më thanë që është pranuar leja e qëndrimit, pastaj vendimi u kthye pa asnjë arsye, nga dikush mbi drejtorin e departamentit të emigracionit. Kjo ndodh në një kohë kur unë jam sulmuar publikisht pasi kam raportuar mbi dyshimet për korrupsion në qeverinë shqiptare. Me sa shoh unë, nuk ka si të jetë koicidencë”, shprehet Taylor për Newsbomb.al/ Newsbomb/

debojne Gazetaren
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.