Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Revokim i vizave për deputetët që dogjën mandatet? Arvizu: Mjet i tepruar, informacioni që Ambasada ka jo gjithmonë i besueshëm

20:12 / March 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Basha Arvizu1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu komentoi sot një vendim të mundshëm të Departamentit të Shtetit për të marrë masa për parlamentarët që dogjën mandatet e tyre duke u hequr apo duke mos u dhënë në të ardhmen viza amerikane, siç ka ndodhur për më shumë se 180 zyrtarë shqiptarë të cilët tashmë nuk mund t’i vizitojnë Shtetet e Bashkuara. Në një intervistë dhënë gazetarit Muhamet Veliu për TCH, ish-diplomati amerikan e cilëson të gabuar ndalimin e vizave. “Nuk e di ç’të them për këtë. Ka parashikime në ligjet e vizave të cilat janë shumë të komplikuara – për t’u refuzuar viza të huajve për arsye shumë legjitime.  Dhe duke qene se më pyete do të të jap opinion tim privat. Mendova se kur Ambasada dhe Departamenti i Shtetit vendosën që t’ua refuzonin vizat një grupi të vogël njerëzish, kam një grup të vogël veçanërisht në mendje dhe nuk mendoj se duhet t’i përmend, mendova se ishte plotësisht vendimi i duhur. Gjithsesi, mendoj që Ambasada dhe Departamenti i Shtetit kanë bërë një gabim.

Mendoj që ky përdorim i sanksioneve të vizave, refuzimi i vizave, mendoj që është i tepërt. Mendoj që është më shumë seç duhet. Nuk besoj që informacioni që përdorin si bazë për këto vendime është gjithmonë aq i besueshëm. E di këtë nga eksperienca ime. Informacioni që Ambasada ka nuk është gjithmonë i besueshëm, nuk është 100%.  Dhe ata marrin vendime goxha të mëdha bazuar herë pas here mbi informacion mbi të cilin, në opinion tim, herë pas here mund të ngrihen pikëpyetje. Mendoj se kjo është e gabuar, mendoj që i dëmton Shtetet e Bashkuara. Mendoj që për këdo që e kupton Shqipërinë, është vështirë që t’i ndash gjërat në bardhë e zi. Ka shumë njerëz të mirë dhe shume njerëz të këqij, po ka dhe shumë zona gri. Dhe nuk mendoj se kjo e ndihmon Shqipërinë, apo që i ndihmon Shtetet e Bashkuar duke e përdorur këtë mjet në mënyrë të tepruar”, deklaroi Arvizu. / tirananews.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dua një drejtësi që nuk duket majtas as djathtas/Rama për BBC: Protestat shenjë e demokracisë, reforma në drejtësi kontribut historik i PS-së

11:52 / July 4, 2026

Manastirliu poston ‘mesazhin’ e rremë të Maznikut: Gënjeshtra dixhitale e ka jetën e shkurtër

22:57 / July 3, 2026

Hapet Shkolla e Pilotëve në Rinas, Rama zbulon projektin me Izraelin për Forcat Speciale

13:40 / July 3, 2026

“Kadastra s’do të jetë më makth”, Rama: AI do të menaxhojë prokurimet publike, do t’i japë fund problemeve me tenderat

12:26 / July 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.