Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Nisja e vitit të ri akademik/ Zv.dekania e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë: Ka një hezitim të studentëve për t’u vaksinuar, duhet më shumë fushatë sensibilizuese

18:36 / October 16, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
elsa 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në prag të nisjes së vitit të ri akademik, i cili rikthen studentët në auditor pas dy vitesh mësim online si pasojë e pandemisë, zv/dekania e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Elsa Rakipllari foli mbi përgatitjet e këtij fakulteti që gjithçka të jetë gati ditën e hënë.

E ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ me Nisida Tufën, zv/dekania  Rakipllari e cilësoi këtë vit akademik si një ndër vitet shumë sfiduese për të gjitha institucionet arsimore.

“Vijmë pas dy vitesh mësim në kushte pandemie dhe mësim online, ndaj edhe kemi një sërë paqartësish për mënyrën si do të vijohet. Sipas urdhrit studentët do të hyjnë në auditorë duke paraqitur certifikatën e vaksinimit, duke shmangur mësimin online,” u shpreh ajo.

Sa i takon procesit të vaksinimit të studentëve, si një kusht për pjesëmarrjen e tyre në auditor, zv/dekania u shpreh se fushata e ndërgjegjësimit nuk ishte e mjaftueshme dhe se vendimi u mor shumë vonë.

“Ka patur një hezitim përsa i përket studentëve për t’iu nënshtruar vaksinës. Dhe mendoj se kjo ka ardhur më së pari për shkak të një fushate ndërgjegjësimi jo të mjaftueshme. Nuk është komunikuar mjaftueshëm me studentët. Është bërë e qartë shumë vonë që vaksina do të jetë me detyrim ndërkohë që mund të ishte shfrytëzuar fare mirë edhe muajt e verës për ta sensibilizuar këtë grup moshë. Përvoja na ka treguar që grupmosha e të rinjve nuk hyn në grupmoshën më të rrezikuar. Ndaj mendoj që është dashur të merret një vendim dhe të komunikohet ky vendim shumë më herët. Të merrej vendimi që do të kemi një çelje të auditorëve ama për t’u bërë pjesë e procesit në auditor duhet të kryhet vaksina. Ku lajm është dashur shumë më herët, që të kishim kohë, e mos përballemi me situata të tilla me studentët. Vetë fjala ‘detyrim’ është shumë shtrënguese për ta.”-tha zv/dekania Rakipllari, ndërsa theksoi se kryerja e testit PCR nuk është alternativë e volitshme për ta, për shkak të shpenzimeve financiare.

Zv/dekania e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë u shpreh si bashkë me kolegët, e kanë kërkuar me ngulm rikthimin e studentëve në auditor. Ajo u shpreh se mësimi online është një mundësi për të mos e djegur vitin akadamik, por është një alternativë e sforcuar dhe jo e natyrshme.

Fushate sensibilizuese
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kings League dhe UNICEF, fushatë në mbështetjeje të vogëlushëve dhe të rinjve

21:40 / May 7, 2026

Studentët në Serbi kthejnë protestat në fushatë politike, Vuçiç frikë nga zgjedhjet e parakohshme

13:00 / January 18, 2026

A u vranë vërtet 28 mijë shqiptarë në Luftën e Dytë Botërore?! Historiani Pëllumb Xhufi tregon të vërtetën …

11:41 / November 30, 2025

Ministrja Koçiu: Koordinim ndërinstitucional mes strukturave vendore për menaxhimin e situatës nga reshjet

16:12 / November 17, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.