Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

“Agjencia për dialog dhe bashkëqeverisje”, ministrja Spiropali: Një mekanizëm i fuqishëm demokratik në duar të qytetarëve

12:34 / October 19, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2021 10 19 at 11.17.56
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Sporopali ka prezantuar në Komisionin e Ligjeve, projektligjin e “Agjencisë për dialog dhe bashkëqeverisje”.

Në fjalën e saj, ministrja e cilësoi këtë projektligj si një mekanizëm të fuqishëm demokratik në duar të qytetarëve.

“Ky Projektakt pasqyron vizionin dhe synimin e Këshillit të Ministrave te Republikëse së Shqipërisë për krijimin e një mekanizmi gjithëpërfshirës të vendimmarrjes me publikun, si një garanci për realizimin e të drejtave dhe interesave të tyre të ligjshme, brenda aparatit të pushtetit ekzekutiv.”-tha ndër të tjera ministrja në fjalën e saj.

-Pjesë nga fjala e ministres Spiropali në Komisionin e Ligjeve

Duke ju uruar suksese në punën Tuaj, më lejoni të shpreh falenderimet e mia që nisët punën menjëherë me shqyrtimin e këtij projektligji, i cili do të jetësojë një mekanizëm të fuqishëm demokratik në duar të qytetarëve shqiptar.

Ky projektligj nuk është vetëm derë që hapet pas cdo ankese dhe pas cdo kërkese të qytetareve, por edhe një derë ku mund të trokasë cilido qw ka një mendim apo iniciativë në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimeve për qytetarët.

Ky Projektakt pasqyron vizionin dhe synimin e Këshillit të Ministrave te Republikëse së Shqipërisë për krijimin e një mekanizmi gjithëpërfshirës të vendimmarrjes me publikun, si një garanci për realizimin e të drejtave dhe interesave të tyre të ligjshme, brenda aparatit të pushtetit ekzekutiv.

Projektakti përben një nisme për ri konceptimin dhe riorganizimin institucional te Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje dhe ka për qëllim përfshirjen e qytetarëve, jo vetëm në procedurat administrative që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me të drejtat dhe interesat e tyre vetjake, por edhe në proceset e tjera politikëbërëse dhe vendimmarrëse. Objektivi final i tij është të rrisë cilësinë e ofrimit të shërbimeve publike dhe përgjegjshmërinë e nëpunësve publikë ndaj qytetarëve dhe të gjitha subjekteve të së drejtës. Kjo duke siguruar pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje dhe ndërveprimin me organet publik, të gjitha këto përmes Platformes “Me ty për Shqiperinë që duam”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Haxhiu fton partitë në takim për zgjedhjen e Presidentit konsensual

18:39 / August 14, 2026

LDK tërhiqet nga marrëveshja, Abdixhiku: Le t’i mbajë të gjitha Vetëvendosje, do votojmë Presidentin konsensual

18:26 / August 13, 2026

Rama për qëndrimin e Zelenskyt ndaj Kosovës: Ukraina gabon, por e drejta e saj për liri është e padiskutueshme

13:40 / August 13, 2026

Propozimi i PS për Territorialen, Aulon Kalaja: Është reformë elektorale

16:39 / August 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.