Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Mandatet e reja të LSI, zbardhen diskutimet e socialistëve në mbledhjen me dyer të mbyllura

10:55 / March 7, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Keshilli per mandatet rregulloren dhe imunitetin
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dhënia e mandateve të deputetit për katër kandidatët e LSI-së nuk ka kaluar pa diskutime në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

I pari që kishte shqetësime për procedurën ishte vetë Gramoz Ruçi, i cili ngriti pikëpyetjen nëse Këshilli ka votat e nevojshme për ta miratuar raportin. Për këtë, ai ka pasur mendime të ndryshme më Damian Gjiknurin, i cili ka theksuar se Këshilli nuk miraton raporte, por ia përcjell seancës për votim. Për rrjedhojë, edhe votimi i raportit, i cili jepte dritën jeshile për katër deputetët e rinj të LSI-së, u votua në seancë.

Gramoz Ruçi – Fillojmë mbledhjen e sotme të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë depozituar në Kuvend vendimet për dhënien e mandatit të deputetëve të kandidatëve të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, në qarqet Tiranë, Elbasan dhe Dibër. Në mbështetje të nenit 13 të Rregullores, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin mblidhet për të bërë verifikimin e mandatit të deputetit që zgjidhet gjatë legjislaturës. Këtë mbledhje të posaçme e zhvillojmë sot për secilin prej kandidatëve që kanë fituar mandatin e deputetit, konkretisht z. Ylli Shehu, z. Edmond Rrushi, z.Enver Roshi dhe znj. Aurora Mara. Materialet i keni të gjithë përpara. A ka ndonjë mendim, ndonjë vërejtje apo ndonjë sugjerim nga anëtarët e Këshillit në lidhje me mandatin e ri të dhënë nga KQZ-ja? Nuk ka. Atëherë, jemi dakord!

Damian Gjiknuri – Më falni, zoti kryetar, këto formularët e dekriminalizimit verifikohen apo vetëm dorëzohen?

Mimoza Pano (Drejtoreshë e Shërbimit të Seancave Plenare në Kuvend)- Formularët e dekriminalizimit dorëzohen në KQZ dhe atje nis procesi i verifikimit sipas ligjit.

Gramoz Ruçi – Është e nevojshme që t’i thërrasim kandidatët një nga një këtu?

Damian Gjiknuri – Jo, Kodi Zgjedhor nuk e ka këtë gjë, po as Rregullorja.

Vasilika Hysi – Ju do t’i thërrisni për betim. Nëse nuk e bëjnë betimin, mund të vijnë në Këshill. Ata janë në sallë. Ju do t’i thërrisni për të bërë betimin.

Gramoz Ruçi – Meqë Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit nuk e ka kuorumin e nevojshëm, raporti duhet votuar në seancë. Kush do ta mbajë raportin?

Mimoza Pano (Drejtoreshë e Shërbimit të Seancave Plenare në Kuvend)- Raportin do ta mbajë relatorja, znj. Klotilda Bushka.

Gramoz Ruçi – Dhe kjo çështja e kuorumit është shumë e diskutueshme.

Damian Gjiknuri – Nuk ka pse të ketë votim. Ju e konstatoni.

Ulsi Manja – Këshilli i Mandateve paraqet raport. Nuk voton.

Gramoz Ruçi – Dakord, të paraqitet raporti dhe pastaj ta votojmë në seancë plenare.

Klotilda Bushka – Do ta lexojmë në seancë?

Gramoz Ruçi – Po, patjetër. Ka një pikë te Këshilli që thotë se mblidhet sipas rregullave të komisioneve të përhershme. Aty e kemi me kuorum. Ka një gjë, kur flasim për kuorum, flitet sa është kuorumi i Kuvendit. Tani kuorumi i Kuvendit është 78 deputetë dhe jo 140. Kjo është e diskutueshme. Hajde ta interpretojmë, këtu kemi 4 juristë. Po t’i futemi, nuk mbarojmë as nesër mbledhjen. Është bërë gati edhe raporti, siç është rregulli, i cili shpreh këtë qëndrim të Këshillit. T’u shpërndahet deputetëve! Mirupafshim!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dua një drejtësi që nuk duket majtas as djathtas/Rama për BBC: Protestat shenjë e demokracisë, reforma në drejtësi kontribut historik i PS-së

11:52 / July 4, 2026

Manastirliu poston ‘mesazhin’ e rremë të Maznikut: Gënjeshtra dixhitale e ka jetën e shkurtër

22:57 / July 3, 2026

Hapet Shkolla e Pilotëve në Rinas, Rama zbulon projektin me Izraelin për Forcat Speciale

13:40 / July 3, 2026

“Kadastra s’do të jetë më makth”, Rama: AI do të menaxhojë prokurimet publike, do t’i japë fund problemeve me tenderat

12:26 / July 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.