Drejtori i Përgjithshëm për Politikat Europiane e Fqinjësi dhe Negocimet e Zgjerimit Christian Danielsson ka zhvilluar sot takime të veçantë me të gjithë drejtuesit politikë në Shqipëri.
Pas takimit me kryeministrin ai u shpreh se: “Bisedë shumë e hapur me kryeministrin Rama për situatën aktuale politike në vend. Shqipëria duhet të vazhdojë reformat sidomos në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, për të bërë një paraqitje bindëse në qershor”.

