Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Gjashtë veprimet që bëjmë çdo ditë, por që ndikojnë negativisht në jetën tonë

16:38 / October 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
GJERA
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sipas shkencëtarëve, ne ndihemi të lumtur apo të mërzitur për shkak të rutinës tonë. Gjendja jonë emocionale ndikohet shumë nga disa veprime të përditshme që ne bëjmë, por as ne vetë nuk e kuptojmë pasojat që sjellin këto të fundit në jetën tonë. Sipas ‘Bright Side’, ja kush janë gjërat që duhet të evitojmë për të qenë të lumtur.

1. Ne qëndrojmë gjithmonë ulur

Kur jemi në punë qëndrojmë ulur, shkojmë në shtëpi me makinë ose transport publik dhe ulemi në divan për të parë televizor dhe për të komunikuar me miqtë ‘online’. Duke mos lëvizur, niveli i hormoneve që janë përgjegjëse për lumturinë, ulen. Duhet të ecni të paktën 30 minuta në ditë për të qenë energjik dhe të lumtur.

2. Qëndrojmë gjatë gjithë kohës në ambiente të mbyllura

E dimë që puna në shtëpi, nuk ndikon shumë në lumturinë tonë, por mesa duket, as vendet si kinemaja dhe restorantet nuk luajnë rol në nivelin e lumturisë. Nëse kaloni kohë në ambiente që nuk i njihni apo në natyrë, do ndiheni më mirë dhe vetëbesimi juaj do rritet. Psikologët e quajnë këtë ‘terapia e aventurës’.

3. Nuk i kushtojmë vëmendje gjërave që ndodhin rreth nesh

Marrim shembull 2 vajza duke pastruar shtëpinë. Vajza e parë do të donte të ishte në ndonjë restorant duke kaluar një mbrëmje të ndryshe, ndërsa vajza e dytë thjesht ndihet e lumtur që gjeti pak kohë për të pastruar. Në rastin e parë, vajza do ndihet e lodhur, ndërsa në rastin e dytë vajza do ndihet e relaksuar. Duhet të jetojmë momentin dhe të mos lejojmë frikërat, dëshirat apo pendesat të na ndalojnë.

4. Ne vetëm konsumojmë

Që t’i japim kuptim jetës, nuk duhet vetëm të marrim, por dhe të japim. Edhe dhuratat më të vogla do të bënin dikë të lumtur.

5. Ne izolojmë veten nga njerëzit rreth nesh

Pavarësisht nga mosha, çdo person ka nevojë të bëhet pjesë e një grupi shoqëror. Nuk bëhet fjalë vetëm për personat më të afërm të familjes, por edhe për të njohur njerëz të rinj.

6. Ne nuk krijojmë asgjë

Ne duhet të jemi kreativ jo vetëm për para, por edhe për një jetë të shëndetshme. Sipas studimeve, nëse krijon, ul nivelin e stresit dhe largon depresionin. Nuk bëhet fjalë vetëm për këndim apo pikturim, por për çdo gjë që ka nevojë për pak imagjinatë.

negativisht
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A u vranë vërtet 28 mijë shqiptarë në Luftën e Dytë Botërore?! Historiani Pëllumb Xhufi tregon të vërtetën …

11:41 / November 30, 2025

Ministrja Koçiu: Koordinim ndërinstitucional mes strukturave vendore për menaxhimin e situatës nga reshjet

16:12 / November 17, 2025

Avokatja e Popullit: Meta ka pranuar që nuk është dhunuar nga policia, ka firmosur dy dokumente

18:26 / October 30, 2025

Arrestohet 27-vjeçari nga Vlora, kapet me kanabis dhe kokainë

11:00 / October 28, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.