Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër mbrëmjen e kësaj të hëne me pasojë plagosjen e dy personave.
Një makinë tip “Volswagen Golf 4” në rrethana ende të pa qarta ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanalin e rrugës.
2 personat e plagosur janë transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, ndërsa nuk dihet ende gjendja shëndetësore.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton.