Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër mbrëmjen e kësaj të hëne me pasojë plagosjen e dy personave.

Një makinë tip “Volswagen Golf 4” në rrethana ende të pa qarta ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanalin e rrugës.

2 personat e plagosur janë transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, ndërsa nuk dihet ende gjendja shëndetësore.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here