Një palë atlete Nike Air Ships, të veshura nga Michael Jordan, janë shitur në ankand për një shifër rekord prej 1.47 milion dollarësh.
Ylli i basketbollit i veshi atletet gjatë ndeshjes së tij të pestë në NBA, në sezonin e parë të tij me Chicago Bulls, më 1 nëntor 1984.
Këpucët iu shitën koleksionistit Nick Fiorella të dielën dhe vendosën një rekord të ri botëror për çmimin më të lartë të arritur në ankand për një palë atlete, sipas shtëpisë së ankandit Sotheby. Këpucët u bënë gjithashtu atletet e para që u shitën për më shumë se 1 milion dollarë në ankand.
Mostrat e Nike Air Yeezy të Kanye Ëest u shitën për 1.8 milionë dollarë në një shitje private në prill, duke i bërë ato atletet më të shtrenjta në botë.
Brahm Ëachter, kreu i koleksioneve moderne të Sotheby, tha në një deklaratë se “rezultati rekord për Jordan Nike Air Ships konfirmon vendin e Michael Jordan dhe ekskluzivitetin Air Jordan në kulmin e tregut të atleteve”.
Në vitin 1984, Nike i dha Jordan një linjë këpucësh dhe rrobash për ta bindur atë të nënshkruante me kompaninë sportive. Ishte hera e parë që marka bëri diçka të tillë dhe hapi rrugën për shumë nga bashkëpunimet e lojtarëve që shohim tani.
Fillimisht, Jordan nënshkroi një marrëveshje 5-vjeçare me Nike në vitin 1984, me një pagë vjetore prej 500,000 dollarë. “Air Jordan” lindi dhe Jordan dhe Nike arritën menjëherë jackpotin.
Deri në fund të vitit të katërt, Nike shpresonte të arrinte 3 milionë dollarë në shitje. Por në fund të vitit të parë, ata kishin bërë 126 milionë dollarë.