Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Disa nga ushqimet që rrisin humorin dhe largojnë mërzinë

17:14 / October 27, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cokollata
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në artikujt e AgroWeb.org keni mësuar për aftësinë e ushqimeve për të përmirësuar kujtesën, zbutur dhimbjet e të tjera. Por aftësitë e ushqimeve shkojnë përtej. Të dhënat studimore të cilave u referohet AgroWeb.org, konfirmojnë se ka disa ushqime që mund të përmirësojnë humorin duke nxitur çlirimin e disa hormoneve të mira në tru. Të gjithë e dimë fuqinë e humorit të keq dhe ndikimin e tij në mbarëvajtjen e ditës. Humori i keq shpërthen si pasojë e dozave të ulëta të dopaminës dhe serotoninës, dy hormone që prodhohen në tru e që janë përgjegjëse për mendime të gëzuara dhe ndjenja pozitive. Mungesa e dopaminës dhe serotoninës mund ta bëjë një person të ndihet i acaruar, në depresion apo në ankth.

Rrjedhimisht është shumë e rëndësishme që truri të ushqehet me produkte që nxisin prodhimin e këtyre hormoneve. Një regjim i shëndetshëm ushqimor mund të përmirësojë humorin në përgjithësi, por ushqimet e mëposhtme arrijnë të përmirësojnë humorin në mënyrë krejt natyrale dhe menjëherë.

Buka me drithëra të plota

Buka është e pasur me karbohidrate që arrijnë shumë shpejt tek qelizat e trurit dhe nxisin prodhimin e serotoninës. AgroWeb.org ju rekomandon të keni kujdes me sasinë nëse keni problem peshën. Çokollata Çokollata, veçanërisht ajo e zezë, është një ushqim tjetër që gëzon trurin. Çokollata përmban shumë antioksidantë që të ngrejnë humorin menjëherë dhe trajtojnë simptomat e depresionit. Spinaqi Përbërësit natyralë të spinaqit përmirësojnë humorin shumë lehtë. Kjo barishte është e pasur me hekur dhe përmirëson qarkullimin e gjakut në tru, duke nxitur prodhimin e hormoneve të mira.

Portokallet janë ndër agrumet më të rekomanduara kundër depresionit. Ato janë të pasura me vitaminë C dhe folat, të cilat ndihmojnë në rritjen e nivelit të dopaminës. Peshku Sipas informacioneve të AgroWeb.org, peshku është i pasur me acidet yndyrore omega-3 që përmirësojnë humorin duke rritur nivelet e serotoninës. Shafrani i Indisë – Tumerik Shafrani është një erëz shumë e mirë për humorin dhe gjendjen shpirtërore. Konsumi i tij shmang luhatjet e humorit gjatë simptomave të ciklit tek gratë. Shafranin apo tumerikun e gjeni në markete dhe dyqane ku shiten erëzat. Arra e Kokosit Arra e kokosit përmban acide yndyrore omega-3. Ato kanë aftësinë të stimulojnë prodhimin e serotoninës dhe të qetësojnë nervat./AgroWeb.org

mërzinë ushqimet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Çfarë duhet të hamë për të fjetur më mirë? Ushqimet që ndihmojnë për një gjumë më cilësor

14:33 / October 20, 2026

Më pak sheqer në fillim të jetës, përfitime dekada më vonë: studimi zbulon 35% më pak rrezik për diabet

20:07 / October 11, 2026

Po merrni magnez? Ekspertët paralajmërojnë për ushqimet dhe pijet që mund të pengojnë përthithjen e tij

18:42 / August 5, 2026

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.