Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, publik në faqen e saj të “Facebook” mesazhin e antropologut Përparim Kabo, i cili bën thirrje për vaksinim kundër virusit Covid-19.
Po JU ku e gjeni veten? Ja cilat shenja të Horoskopit kanë më shumë gjasa të vaksinohen. Publikohet studimi më i fundit
Ngjarje tronditëse/ 3 vajza ‘çmenden’ dhe zhveshin 14-vjeçaren, më pas e fusin në kolibe sëbashku me qenin, zbardhet si arriti të shpëtonte
Çfarë po ndodh? Pas testimit të ‘armës hipersonike’, shefi i shtabit të ushtrisë amerikane paralajmëron situatën kritike: SHBA dhe Kina pranë një momenti të ri “Sputnik”
Kabo ngre disa pyetje të rëndësishme, ku vë theksin te rëndësia e jetës sonë dhe e të afërmve, ndërsa shton se mes hamendjes dhe shkencës, ai beson shkencën.
“E veçanta është që në kushte të rrezikimit të jetës, ti e kupton sa vlerë ka jeta, pse duhet ta duash atë, çfarë duhet të japësh që ta marrësh pas personin, sa e rëndësishme është jeta jote, po sa e rëndësishme është dhe jeta e tjerëve, sa e dhimbshme është që nga kjo jetë të ikin ata, me të cilët ke bashkëjetuar, dhe të vriten nga virusi. Njeriu dhe vaksinimi janë në simbiozë, sepse fëmija sa lind, sa del nga fetusi i nënës, vaksinohet. Mes hamendjes dhe shkencës, unë zgjedh shkencën. Ata që thonë të mos vaksinohemi, nuk sjellin argumente shkencor, sjellin argumente hamendësorë, sepse ata thonë se do ta shikojmë çfarë do të ndodhë pas një viti apo dy, kjo është hamendje. Dua t’i besoj shkencës”, thekson Kabo.
