Ish-protagonistja e “Për’puthen”, Jasmina Kadriu, edhe pse nuk është më pjesë e programit vazhdon të komentohet për jetën e saj private.
Së fundmi në mediat rozë, përflitet se ajo mund të jetë në një lidhje me Erik Fullanin, djalin e ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanit, pas disa detajeve të “kapura” nga ndjekësit.
Gjithashtu, pak kohë më parë ajo u fotografua me Beart Rexhepin, një tjetër ish-konkurrent të “Për’puthen”, në një lokal dhe kaq mjaftoi që dyshja të përfliteshin për një lidhje dashurie.
Ndaj Jasmina, ka reaguar për herë të parë pas këtyre thashethemeve, në një bisedë virtuale me ndjekësit, ku nuk kanë munguar pyetjet për lidhjen e saj të re.
E pyetur për Erikun, Jasmina ka thënë shkurt: “Jo, nuk jam”, dhe të njëjtën përgjigje ka dhënë edhe për Beartin. “Jo, as me Beartin nuk jam e lidhur”, ka shkruar ish-konkurrentja, duke i dhënë fund aludimeve për marrëdhënien e saj të re.