Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

“Jam biseksuale”/ Dibrania e pranon hapur: Kam qenë e martuar, pastaj u lidha me…

14:50 / October 29, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 617be1d08f90a
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Florina Kaja është me origjinë shqiptare dhe e lindur në Amerikë. Ajo është nga Dibra e Madhe dhe është një ndër vajzat shqiptare që ka marrë pjesë në reality show në Amerikë me titulli “Bad Girls Club”, ku ka treguar shumë nga vetja e saj.

Në këtë show Florina ka treguar që është biseksuale dhe ka qenë e martuar me një djalë shqiptar. Ajo ka treguar edhe historinë e familjes së saj ku i ati dhe xhaxhai i saj janë vrarë nga mafia.Florina është këngëtare, aktore, një show girl e njohur në Amerikë dhe me një influencë të madhe në gjërat shpirtërore. Florina merret me letra tarot, parashikimin e fatit dhe e cilëson veten si një njeri me fuqi të mbinatyrshme.

640 0 617be1d0ba0f2

Kaja ka podcast e saj dhe në rrjetet sociale dhe Youtube. Ajo herë pas here bën live ku ndihmon njerëzit të ndriçojnë mendjen. Florina sot është një grua e suksesshme dhe shpesh herë shumë personazhe VIP shqiptar dhe jo vetëm shkojnë te ajo që të rigjejnë lumturinë në jetë.

Ditën e sotme Florina ishte në një lidhje “Skype” me emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku tregoi se ajo nuk i shikon njerëzit si vajzë apo djalë, por punon me energji.

E pyetur se a do dashurohet me një djalë apo vajzë, Florina tha: “Ku më shkon zemra, unë me atë dashurohem. Nuk them dua vajzë apo djalë”. Por ajo shtoi se nuk do të lidhej me një trasgjinore.

Ndërsa duke folur për martesën e saj me një djalë shqiptar, ajo tha se është shumë tradicionale.

“Jam shqiptare, jam shumë tradicionale. Por martesa nuk funksionoi dhe u ndamë. Por jemi shok. Unë punoj shumë, e kur je i martuar burri të do më shumë në punë, për të bërë punët e kështu. Më pas u lidha me një vajzë shqiptare për dy vite. Familja e saj nuk donte dhe na ndanë. Shqiptarët i duan punët kështu e ashtu. Por ne nuk duhet të gjykojmë”, tha ajo.

Florina shtoi se aktualisht është beqare dhe tani po i përkushtohet Zotit dhe bën meditim. Ajo tregoi gjithashtu se edhe flet me shpirtrat.

“Flas me shpirtrat e vdekur, që kur isha e vogël kam pasur ëndrra. Kur jam në rrezik për të bërë aksident, shpirtrat më ndihmojnë”, tha Florina.

640 0 617be1fdf0185

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

22:58 / October 2, 2026

U përfol si opinioniste e Big Brother Vip, Alketa Vejsiu reagon për herë të parë

22:22 / October 2, 2026

Rita Ora në telashe? Kompania mbyllet, ish-menaxherja e padit

21:40 / October 2, 2026

Aktorja rezulton pozitive, ylli i serialit “Gjeniu” del negativ: Zbardhen rezultatet e hetimit për drogë

22:01 / September 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.