Dyshja e njohur e showbizit shqiptar, Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi kanë sot arsye për të festuar. Besniku ka sot ditëlindjen dhe në këtë ditë të veçantë nuk mund të mungonin fjalët e bukura të Jonidës për bashkëshortin e saj.
Aktorja ka publikuar në Instagram një foto të tyre të para 6 viteve, për të cilën shkruan se është një nga të preferuarat e tyre. “Kjo eshte nder fotot tona te preferuara edhe pse para 6 vitesh. Ajo qe e du me shume se gjithcka te ne, eshte se kenaqemi e qeshim bashke njesoj si atehere. Gezuar diten tende te lindjes dashuria ime dhe e Emit. Te dua!”- ka shkruar Jonida.
Kujtojmë se vitin e kaluar ata u bënë prindër për herë të parë. Çifti i vendosi princeshës së tyre emrin Emi dhe përgjatë kësaj kohe kanë shpërndarë foto të shumta me vogëlushen për të cilën janë shprehur se u ka ndryshuar jetën.

