Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Arbitrat i dalin kundër Shoqatës, këtë fundjavë zbresin në fushë pa policë!

23:29 / March 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjyqtaret
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nëse mendoni se këtë fundjavë nuk do të shihni në fushat e futbollit gjyqtarët e Shoqatës që vendosi bojkotin e aktiviteteve kombëtare, gaboheni plotësisht, pasi “xhaketat e zeza” do të zbresin në fushë, edhe pa bekimin e saj e të FSHF-së, por sidomos pa praninë e policisë.

Thuajse të gjitha klubet e Superiores, Kategorisë së Parë dhe të Dytë kanë vendosur që të organizojnë ndeshje miqësore për këtë fundjavë, si zëvendësim për kampionatin, për të mbajtur futbollistët në formë. Thuajse të gjitha këto ndeshje do të kenë gjyqtarë të cilët aderojnë në Shoqatën Bashkimi i Arbitrave Shqiptarë të Futbollit, me përjashtim të disave që do të drejtohen nga gjyqtarë të cilët sapo janë afruar në kolegjiumet e qyteteve përkatëse dhe janë në hapat e parë të këtij profesioni.

Një vendim që bie ndesh me atë që shpalli kryesia e Shoqatës që urdhëroi gjyqtarët të fusin në xhep bilbilin këtë javë, e që tregon qartësisht se bojkoti i kampionatit ishte thjesht një “shfaqje”.

Të njëjtët gjyqtarë të cilët shoqata pretendon se kanë frikë për jetën e tyre, kanë vendosur që në këto ndeshje të fundjavës të arbitrojnë miqësoret ku sigurisht mungon policia, apo edhe numri i caktuar e stjuardëve siç kërkon rregullorja. Në rastin e Tirana-Korabi do të luhet edhe me dyer të hapura për të gjithë tifozët. A do të rrezikonin më shumë në ndeshjet e kampionati? 

arbitrat miqesore shoqata
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tirana merr fitoren e dytë radhazi, mposht Laçin

15:53 / October 17, 2026

Myrto Uzuni shkruan historinë në SHBA, sulmuesi shqiptar fiton çmimin e golashënuesit më të mirë

21:38 / October 15, 2026

Rikthehet Champions-i/ Sonte Galatasaray-Barcelona e Atletico-United! Në fushë Interi e Napoli për 3 pikët e para

10:37 / October 13, 2026

Lamtumira e Leo Messit kthehet në konflikt, Argjentina do braktisë stadiumin Monumental

16:21 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.