Gjykata e Krujës caktoi sot masën ‘arrest me burg’ për S. Kuçin, i cili akuzohet se bashkë me 6 persona të tjerë të kenë dhunuar barbarisht dhe më pas grabitur biznesmenin Nazmi Çangu në Nikël.
Ngjarja e rëndë që terrorizoi mbarë opinionin publik ndodhi më 24 tetor të këtij viti në Fushë-Krujë, ku biznesmeni u dhunua për disa orë dhe më pas në banesën e tij u morën sende me vlerë dhe shuma lekësh.Bëni gargarë herët në mëngjes me këtë lëng dhe do të shpëtoni nga problemi shëndetësor që të gjithëve na ka prekur të paktën një herë në jetë
Gjykata vlerësoi të ligjshëm arrestimin në flagrancë të Kuçit dhe mori parasysh kërkesën e prokurorit, duke e lënë të arrestuarin në ‘arrest me burg’.
