Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Pas akuzave ndaj Dakos dhe Sakos, shkarkohet nga detyra nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, djali i Spartak Brahos

16:58 / November 10, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dako braho large
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shkarkohet nga detyra nënkryetari i Bashkisë së Durrësit Arbër Braho. Vendimi është marrë nga kryetarja Emirjana Sako.

Braho e quan Dakon, ‘xhuxhi 339’ referuar përgjimeve për vjedhjen e votave dhe e akuzon atë për vjedhje fondesh publike si në rastin e autoshkallës për të cilën Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar organizoi një operacion dhe vuri në pranga zyrtarë. Në mesazhin e publikuar, Braho shton se Dako ka në plan të marrë edhe paratë e hidrovorit.

Përmbajtja e mesazhit: O xhuxhi 339, në lidhje me ato që folëm paradite, unë s’mund të them kurrë hajdut për ty, ti minimumi mund të jesh kryetari i grupit të hajdutëve të vetë ti, ke sjellë si kryetar në Bashkinë Durrës pas ikjes tëndë dhe s’po e lëshoni këtë qytet që të marrë frymë me vjedhje pafund. Ju, që s’keni lënë lekët e dosjeve të letrave e stilolapsëve, normalisht që s’mund të linit as lekët e autoshkallës pa marrë dhe merrni dhe të hidrovorit, apo e kam gabim? E që s’kam folur deri tani që thu ti jo se isha pjesë e ju hajdutëve, por se me vinte zor mua që vidhnit ju.

Në një prononcim për “Task Force” në Syri TV, djali i Spartak Braho i përforcoi këto akuza kur shtoi se ai po trajtohet si një roje dere në Bashkinë e Durrësit e pret t’i hedhin ndonjë kothere, pasi vendimet vijon t’i marrë Dako. Braho shton se një vizitë në Durrës do të mjaftonte për të parë situatën ën atë qytet, që sipas tij të bënë të kuptosh se tërmeti tragjik i 26 nëntorit e ka shkundur vendin dy ditë më parë, e jo dy vite siç edhe ka ndodhur në të vërtetë. Teksa denoncon Dakon, Braho nuk shqetësohet edhe nëse do ta heqin nga puna. Operacionin e SPAK për autoshkallën, ai e konsideron subjektiv pasi thekson se aty ka pasur korrupsion, por e vërteta nuk ka dalë ende në shesh.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Siguria në Ballkanin Perëndimor, ministrat e Mbrojtjes diskutojnë bashkëpunimin rajonal në Slloveni, Nufi: Shqipëria e angazhuar krah aleatëve

13:41 / September 22, 2026

Turqi / Të shtëna me armë pranë një shkolle, të paktën 11 të plagosur

13:37 / September 22, 2026

Eurodeputetët në Zvërnec, Beleri: Jam pro çdo investimi që bëhet sipas ligjit

11:14 / September 22, 2026

Ndryshojnë çmimet e karburanteve, ja vendimi i ri i Bordit të Transparencës

10:41 / September 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.