Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ina Zhupa përplaset me anëtarët e PD në Sarandë: Suksese në jetë po shkuat në takimin e Berishës

17:39 / November 10, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zhupa 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fraksionet në PD kanë sjellë përplasje të forta dhe në bazë, ku deputetët janë pozicionuar qartë, duke tentuar që të ndikojnë edhe qëndrimet e të tjerëve brenda partisë.

Rasti më i fundit ka ndodhur me deputeten Ina Zhupa, e cila duket se ka ushtruar njëfarë presioni mbi anëtarët e kryesisë së PD-së në Sarandë që të mos jenë pjesë e takimeve të ish-kryeministrit Sali Berisha.

E gjithë biseda është zhvilluar në një grup whatsup, ku Zhupa ka kërkuar që kryesia e PD të qëndrojë me Bashën dhe të mos jetë pjesë e foltores. Ajo i ka uruar ‘suksese në jetë’ të gjithë atyre që do të bëhen pjesë e takimit të Berishës, dhe ka kërkuar që në grup të mos bëhen më njoftime për takime të tilla.

Debati ka vijuar mes anëtarëve të kryesisë, ndërkohë që vetë Zhupa derimë tani nuk ka reaguar për këto sms që janë bërë publike nga syritv.

Foltorja e Berishës në Sarandë pritet që të mbahet pasditen e kësaj të premteje, dhe vetë Zhupa duket se e ka të qartë se nuk do të jetë e pranishme, gjë që nuk mund të thuhet të paktën nga leximi i mesazheve për anëtarët e tjerë të kryesisë.

Debati i plotë mes tyre:

Ina Zhupa: Spiro, suksese ne jetë!

Spiro Vaso: Faleminderit deputete por suksese në jetë i themi dikujt që nuk i duam të mirën. Suksese në jetë do t’i themi Bashës në 11 dhjetor.

Ina Zhupa: Nuk janë në 11 dhjetor 2025 por në qershor zgjedhjet për kryetar, prapë je keqinformuar. Ke kohë deri atëherë të ndërrosh mendje prapë, se kur e ndërron për 3 muaj, imagjino për 4 vjet. Me këtë e mbyll! Edhe shpresoj që secili nga ju të ruajë integritetin e grupit të kryesisë dhe çdo gjë tjetër që s’ka lidhje me njoftime zyrtare dhe problematike qytetarësh t’i mbajë në komunikime private apo grupe qefjti. Gjithë të mirat!

Spiro Vasa: Ina ju jeni deputete e Luliut apo deputete e PD? Pyetja e parë që kisha? Në radhë të dytë mos i ktheni gjërat personale për të mbrojtur kryetarin. Nqs Luli sipas jush do jetë kryetar deri në 2025 ju si deputetë hajdeni në Sarandë dhe merrni pjesë në takim ato do të dëgjoni demokratët e vërtetë, jo servilat. Por dhe ju si gjithë të tjerët kur hipni në karrike ju pëlqejnë pak servilat.

Ina Zhupa: Për hir të grupit nuk do të përgjigjem siç e meriton! Respekto kryesinë ku gjendesh dhe kaq! Bisedat private dhe njoftimet bëji në kafe.

1 6
2 4
3 3

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Siguria në Ballkanin Perëndimor, ministrat e Mbrojtjes diskutojnë bashkëpunimin rajonal në Slloveni, Nufi: Shqipëria e angazhuar krah aleatëve

13:41 / September 22, 2026

Turqi / Të shtëna me armë pranë një shkolle, të paktën 11 të plagosur

13:37 / September 22, 2026

Eurodeputetët në Zvërnec, Beleri: Jam pro çdo investimi që bëhet sipas ligjit

11:14 / September 22, 2026

Ndryshojnë çmimet e karburanteve, ja vendimi i ri i Bordit të Transparencës

10:41 / September 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.