Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Flamur Noka i përgjigjet Bardhit për Suel Çelën: I gjithë Elbasani e di se kush ka qenë në pazare me bandat

18:49 / November 11, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
luli noka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i PD Flamur Noka ka komentuar akuzat e Bashës dhe Bardhit në drejtim në organizatorëve të foltoreve të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Noka: Sinqerisht më vjen keq kur shoh katandisjen e peng kryetarit por edhe të sekretarit. I gjithë Elbasani e di mirë se kush ka qenë në pazare me bandat deri ditën kur ndodhi ngjarja e rëndë e Elbasanit. Nuk gjen një demokrat të Elbasanit që nuk i di këto marrëveshje dhe pazare. Pazare mes bandave dhe kandidatëve në Elbasan. Ndjej dhimbje kur shoh katandisjen e titullarëve të partisë sime, ndjej dhimbje që janë shpërfytyruar për karrigen, ndjej dhimbje kur shoh që po përpiqen që të përbaltin mazhorancën e delegatëve të PD që po kërkojnë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Zoti Bardhi e di shumë mirë se në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë janë strukturat e partisë që kanë punuar për mbledhjen e firmave. Ai ka telefonin dhe ti marri të gjithë kryetarët e Grup Seksioneve të Elbasanit të cilët janë iniciatorë dhe drejtues së bashku me sekretarin e degës për mbledhjen e firmave. 67 % e delegatëve të degës së Elbasanit janë firmëta të mbledhjes së Kuvendit Kombëtar. Nga 409 delegatë, 272 delegatë kanë firmosur. E ka 1 m larg zyrën e zotit Paloka dhe të shkojë ta verifikojë emër për emër. Le të dalë dhe të thotë se ka ndonjë delegat që është shantazhuar apo kërcënuar nga kushdo qoftë.

Pyetje: A është ngritur ky shqetësim, pasi akuza është e drejtpërdrejtë sot dhe me emrin e Suel Çelës?

Noka: Është e gjitha trillim pasi para disa ditësh Berisha akuzoi se drejtuesi politik i Elbasanit i braktisi demorkatët natën e numërimit dhe ishin nën terrorin e bandave. Kjo është arsyeja. Bardhi kërkon të fshihet duke sajuar dhe trilluar. Njësoj siç bën Basha që është peng, akuzon Berishën për lidhje me Ramën.

Pyejtje: Basha e ka quajtur një puc që zoti Berisha dhe grupi që e mbështet po bashkëpunojnë me Ramën.

Ndoka: Basha mendon se sulmi është mënyra më e mirë për tu mbrojtur. Gjithë Elbasani e di se kush ka qenë në kontakt dhe pazare me bandat, asnjë prej drejtuesve lokalë nuk kanë as njohje as kontakte me bandat në Elbasan. Bardhi mund ti telefonojë delegatëve të Elbasanit dhe nëse dikush t’ia konfirmojë atëherë ka të drejtë të përmendi emra.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vlora Hyseni dorëzohet në Kosovë

20:19 / September 22, 2026

Siguria në Ballkanin Perëndimor, ministrat e Mbrojtjes diskutojnë bashkëpunimin rajonal në Slloveni, Nufi: Shqipëria e angazhuar krah aleatëve

13:41 / September 22, 2026

Turqi / Të shtëna me armë pranë një shkolle, të paktën 11 të plagosur

13:37 / September 22, 2026

Eurodeputetët në Zvërnec, Beleri: Jam pro çdo investimi që bëhet sipas ligjit

11:14 / September 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.