Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Kuvendi do të mblidhet”/ Vokshi: Të marrin pjesë Basha e Bardhi, të jenë aty bashkë me demokratët

20:11 / November 11, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
albana vokshi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e PD, Albana Vokshi, ka folur lidhur me mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD në 11 dhjetor.

Vokshi në një lidhje me Skype në studion e lajmeve të Vizion Plus, theksoi se e ka firmosur kërkesën për thirrjen e Kuvendit ndërsa tha se është mbledhur një numë i madh firmash, Ajo u shpreh e sigurt se ky Kuvend do të mblidhet.

“Unë e kam firmosur kërkesën për thirrjen e Kuvendit. Mund të them që ka shumë demokratë, delegatë të cilët më kanë informuar që edhe ata kanë firmosur këtë kërkesë. Jam e sigurt që jo për një Kuvend, por janë mbledhur firma për dy Kuvende bashkë”, u shpreh Vokshi.

Më tej ajo tregoi edhe kërkesën e saj ndaj kreut të PD, Lulzim Basha pasi mori vendimin për përjashtimine ish kryeministrit Sali Berisha nga grupi Parlamentar i PD.

“Unë që në ditën e parë që filloi historia, në datën 9 shtator kur Basha zgjodhi të na informonte, pasi e kishte bërë fakt të kryer përjashtimin e zotit Berisha, ajo ç’ka unë kam kërkuar është të hidhej në votim në forumet drejtuese. Kam kërkuar që vetë baza e PD të flas dhe të jetë ajo qe të vendosë, mos jetë vendim i një personi”, tha Vokshi.

Deputetja demokrate i bëri thirrje Bashës dhe sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi të marrin pjesë në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD, më 11 dhjetor.

“Unë e kam firmosur kërkesën sepse është bindja ime, ngjarjet më të rëndësishme duhe të ndodhin sepse baza e PD e kërkon një gjë të tillë. Kuvendi duhet të mblidhet, Kuvendi do të mblidhet! Ftoj zotin Basha e zotin Bardhi të jenë pjesë e Kuvendit, të jenë aty bashkë me demokratët”, theksoi Vokshi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-Finlandë, Rey Manaj shënon golin e dytë

22:00 / November 12, 2026

Muçi ngre në këmbë “Air Albania”-n me golin e tij spektakolar mdaj Finlandës

21:30 / November 12, 2026

Pezullohen lundrimet në Durrës/ Moti i keq, udhëtimi drejt Barit në orën 22:00 është shtyrë për nesër në orën 08.00

20:30 / November 12, 2026

Fitoi zgjedhjet në Serbi, Lista Studentore paralajmëron rishikimin e marrëveshjeve me Kosovën

19:17 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.