Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Kurti takon Borrell në Paris, shefi i diplomacisë: Urgjentisht progres për dialogun Beograd-Prishtinë

14:15 / November 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
014
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, në kuadër të Samitit të Paqes, që po mbahet në Paris të Francës. Këtë e ka bërë të ditur vetë Borrell përmes një postimi në rrjetin social Twitter. Ai ka shkruar se me Kurtin kanë diskutuar për luftën kundër korrupsionit, dhe progresin të cilin e ka quajtur urgjentisht të nevojshëm, në dialogun Beograd-Prishtinë.

“Takim i mirë me Kryeministrin Albin Kurti në margjinat e Forumit të Parisit për Paqen për të diskutuar për bashkëpunimin rajonal, luftën kundër korrupsionit dhe progresin që nevojitet urgjentisht në dialogun Beograd – Prishtinë. I ngritëm (në diskutim) integrimin evropian, diskutimin në ardhje të FAC-ut për Ballkanin Perëndimor dhe angazhimin e rëndësishëm dypalësh”, ka shkruar Borrell.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris krahas disa udhëheqësve të tjerë botërorë. Në këtë forum ndër të tjera pritet të diskutohen problemet e shkaktuara nga pandemia COVID-19 dhe përmirësimi i qeverisjes globale në kohën e saj.

Kurti është përshëndetur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Në këtë takim udhëheqësit dhe pjesëmarrësit e tjerë patën mesazhe të shkurta përmes videove.

“Është detyra jonë si udhëheqës, shkencëtarë dhe aktivistë që të mos qëndrojmë anash historisë, por të bëhemi progresistë për ta përqafuar dhe formësuar atë duke avokuar për më shumë barazi dhe drejtësi në mbarë botën”, ka thënë Kurti.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Britania shqyrton mundësinë e rikthimit në BE

12:27 / September 30, 2026

Kurti reagon pas miratimit të deklaratës së Kuvendit për dënimin e ish-krerëve të UÇK: Ky hap i parë është shprehje e vullnetit të popullit

12:09 / September 30, 2026

NATO i përgjigjet Moskës pas kërcënimeve për Kaliningradin: Rretorika e papërgjegjshme nuk do na pengojë të mbështesim Ukrainën

09:39 / September 30, 2026

Borxhi i Francës arrin rekord, 3.6 trilionë euro/ Presioni financiar rritet para zgjedhjeve të 2027

09:01 / September 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.