Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Rama flet në televizionin francez për integrimin në BE: Jemi gati, Bullgaria po pengon procesin. Shqiptarët problem për Evropën? Përkundrazi, Perëndimi ka nevojë për forcë punëtore!

16:29 / November 13, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë me median franceze “Francë 24”, ku ka folur për një sërë çështjesh, duke nisur nga integrimi në BE, lufta ndaj korrupsionit dhe vështirësia e gjetjes së vaksinave anti-COVID.

Kreu i qeverisë ka thënë se Shqipëria ka plotësuar të gjitha kushtet për çeljen e negociatave, por procesi po minohet nga veto e vendosur prej Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Po, jemi në një situatë absurde, për t’ju thënë të pavërtetën sepse Shqipëria i është një dëm kolataral i një situate konflitkuale mes Bullgarisë dhe Maqedonisë pasi ka marrë dritën jeshile jo vetëm nga komision, por edhe PE. Bullgaria ka kërkesa të karatkerit historik ndaj Maqedonisë e prandaj mbetet e bllokuar. Që prej disa vitesh Franca kishte një qëndrim më pak entuziast që nuk lidhej me Shqipërinë apo me problemet tona, por ishte qëndrimi që lidhej me vizionin e presidentit francez që është një qëndrim i qartë dhe i shprehur për nevojën e thellimin e reformave në Evropë, që të ecej më shpejt me integrimin. As presidenti francez, as Franca e Gjermania nuk kanë forcë të lëvizin Bullgarinë nga veto e vendosur. Kjo e bën procesin më të ndërlikuar. Çfarë vale emigrimi? Problemi i valës së emigrimit nuk varet me avancimin e procesit të integrimit, por është i lidhur me të kundërtën. Nuk shoh rrezik shqiptar për Evropën, përkundrazi Evropa ka mundur të thithë miliona të tjera në dëm. Evropa Perëndimore ka nevojë për fuqinë punëtore që ofrojnë njerëzit nga Evropa Lindore dhe Ballkani”, tha Rama.

Duke folur për korrupsionin, ai tha se ende është prezent në Shqipëri, por duke e krahasuar sitautën me 8 vite më parë, rezultati i përmirësuar është i dukshëm.

“Ju thatë shumë korrupsion, unë do të thoja se Shqipëria ka një problem me korrupsionin, por shembulli që thatë nuk është i vetmi. Në krahasim me Francën apo vendet e tjera ne jemi një vend që kemi ende probleme për të zgjidhur me korrupsionin, por në krahasim me 8 vite më parë kemi një spastrim shembullor të të korruptuarve në sistemin e drejtësisë”, nënvizoi Rama.

Ndërsa për vaksinat ai tha:

“Sepse të gjithë ne në Ballkanin Perëndimor nuk u përfshimë në shpërndarjen e parë të vaksinave në Evropë dhe ishte vërtetë e vështirë që të fillonim vaksinimin e të gjithë njerëzve”.

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Deklarata e Vuçiç për lumin Ibër, reagon edhe SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm

18:42 / August 11, 2026

Hyn në fuqi ligji i ri për Policinë e Shtetit, ndryshimet kryesore

17:31 / August 11, 2026

Debati për lumin Ibër, BE kritika Serbisë: Deklaratat të tilla për ndryshimin e rrjedhës duhet të shmangen

16:45 / August 11, 2026

KFOR nis tërheqjen graduale nga ura e Ibrit, përgjegjësia pritet t’i kalojë Policisë së Kosovës

15:57 / August 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.