Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Grida Duma në një rrëfim ndryshe: Mimi Kodheli e meriton fjalën kinge. Gjylameti ka elegancë. Jozefina Topalli ka një…

18:22 / November 13, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
grida dumaa e1636822122292
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka dhënë një intervistë për emisionin “Goca dhe Gra”, doli nga kornizat e politikanes dhe dha një rrëfim special mbi modën, politikanet sharmante në Shqipëri, shenjën e zodiakut dhe dimensionet në shtëpi.

Por fillimisht e nisi duke komentuar lajmin e dhënë nga kryeministri Rama se nga janari i vitit 2022 paga minimale do të behet 320 mijë lekë të reja. Sipas saj. që një person të arrijë të ketë minimumin jetik në Shqipëri, i nevojiten 640 mijë lekë të vjetra në muaj dhe se rritja me 20 mijë lekë nuk është asgjë.

“32 mijë lekë të reja pagë minimali është së paku gjysmë më pak se minimumi jetik. Pra që një njeri të jetojë dhe minimalisht të marrë kaloritë ushqimore dhe të paguaj ca fatura, se ne nuk e kemi të deklaruar minimumin jetik, nevojiten 640 mijë lekë të vjetra për një individ. Rritjet me 20 mijë lekë të vjetra janë asgjë, sidomos kur ato pastaj fshehin disa taksa që nuk janë direkte por janë indirekte. Sidomos kur ti deklaron që dhe çmimet e shportës janë rritur me 30 %. Për ta bërë këtë nevojitet që të jetë në prioritetet e qeverisë”, tha Duma.

Në lidhje me deklaratat dashurisë të kryeministrit Rama nga foltorja e Kuvendit, drejtuar liderit të opozitës Basha, Duma i cilësoi si deklarata të një personi që nuk e duan. “Të kam dashur dhe te dua! Nuk di si të të ndihmoj, të dua përballë, por dua të rilindësh”, i është drejtuar Rama kreut të PD-së, Lulzim Basha. Ajo është shprehur se ka qenë një gënjeshtër nga ana e Ramës dhe se është një njeri që nuk e duan dhe kërkon dashuri.

“Njeriu që pëlqehet më shumë se mashtron është ky. Domethënë njeri që fiton klikime vetëm duke bërë mashtrime dhe spekulime është ky. Kjo thirrja për dashuri ka histori të tjera. Kjo çështja është që shkon në një lexim psikologjik të personit, jam e bindur se ai që bërtet “të dua ty, të dua ty, të dua ty”, është një njeri që së pari e di që nuk e duan”, shtoi Duma.

Sa i përket modës në politikë, Duma veçoi Arta Daden, Mimi Kodhelin dhe Blerina Gjylametin nga kampi i majtë, ndërkohë që nga kampi i djathtë zgjodhi Jozefina Topallin, Majlinda Bregun dhe Jorida Tabakun.

“Të bukura ka plot zonja në politikë. Unë e them gjithmonë, për mua Arta Dade është grua e bukur. Mimi Kodheli është grua e mbajtur dhe që do t’i shkonte fjala kinge. E nisa andej për të hedhur poshtë klishetë që do duhej ta nisja nga PD-ja. Patjetër Jozefina Topalli ka një sharm politik, Majlinda ka sharm politik, Jorida ka sharmin e vet. Blerina Gjylameti ka sharmin e vet dhe elegancë”, tha deputetja.

Nuk mbeti jashtë vëmendjes edhe horoskopi. Grida Duma i përket shenjës së binjakëve dhe thotë se: “Jemi të paparashikueshëm. Nuk e dimë se cili prej të dyve jemi në atë moment. Sidomos në çift aty ku egoizimi është më i lartë dhe oshilacioni midis shumë të këndshmit dhe shumë të pamenaxhueshmit është më i lartë. Jeta e bukur është me këdo që pranon veten ashtu siç është dhe e shijon me cinizëm. Kur fillon dhe shijon gjithë gjërat e pakëndshme që ke dhe fillon dhe ngacmon veten.”/TCH

grida duma Mimi Kodheli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Debati në ‘Top Story’, Grida Duma largon nga studio Alfred Lelën

22:39 / April 16, 2026

Noka e akuzoi se mblodhi firma për Shabanin, Grida Duma: Nuk është loja ime, jeni njerëz me 20 vjet në pushtet

18:12 / December 15, 2025

A u vranë vërtet 28 mijë shqiptarë në Luftën e Dytë Botërore?! Historiani Pëllumb Xhufi tregon të vërtetën …

11:41 / November 30, 2025

Ministrja Koçiu: Koordinim ndërinstitucional mes strukturave vendore për menaxhimin e situatës nga reshjet

16:12 / November 17, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.