Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e dy shokëve në “Astir” mbrëmjen e djeshme. Mësohet se Armando Dumani dhe Erigers Mihasi, pak para vrasjes, kishin qenë në xhiro pranë “Universitetit Politeknik”, ku i ka ndaluar edhe një patrullë policie. Mirëpo nuk është vërejtur asnjë shkelje dhe ata janë lënë të shkojnë.
Më pas Audi luksoz i viktimave është ndjekur te “Pallati me shigjeta”, nga automjeti tip Toyota. Bëhet me dije se në këtë moment dy kamera sigurie kanë kapur pamje, por jo të plotë, pjesërisht.
Autorët, si fillim, qëlluan nga mbrapa makinën e dy viktimave dhe më pas u dolën në krah ku zbrazën disa plumba. Dumani dhe Mihasi humbën jetën në vendngjarje.
