Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“PD ka rrahur themeluesit, Cekën, Zogajn e Imamin si dhe ka manipuluar zgjedhjet”, Gjekmarkaj flet hapur

20:12 / November 15, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjerkmarkaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti Agron Gjekmarkaj në fjalën e mbajtur në mbledhjen me dyer të mbyllura të Kryesisë e ka konsideruar Kuvendin e 18 dhjetorit si mundësinë që të mundet përçarja dhe që t’i jepet një shans bashkimit.

“Sonte është një natë reflektimesh ! Mbajta shënime kur folën kolegët ! U tha këtu që kriza filloi se humbëm zgjedhjet ! Nuk është kështu ! Ne patëm një kongres në korrik që për mua mbetet një kujtim i shëmtuar ! Duke filluar nga fjalimi i Zotit Basha dhe i të gjithëve ju me radhe! Fjalime propagandë, të gjithë ju u iket problemeve qe trashëgonim, qe e gjitha një fasade hipokrizie ! A e dini pse? Sepse ju mendonit që Basha dhe Berisha janë bashkë gjithmonë dhe patë interesat tuaja ! Jua thashë disa miqve si folët kësisoj? Qeshnin! Ja thashë Flamurit para RTSH -” e shkatërrove armikun me atë fjalim” ! Qeshëm të dy.  Foli vetëm Mark Marku, ju tha të vërteta të rënda. Heshtët.

E mbështeta vetëm unë me shkrime. Pas datës 9 Shtator ndryshoi gjithçka. Filluan problemet e statutit, filloi kriza. E nisi Sali Berisha për arsye personale. Mua nuk do më dëgjoni kurrë duke sharë Sali Berishën  konsideroj personalitet politik me shqisa unike por gjykim kam. Ai e di që nuk e fiton betejën me SHBA dhe ka filluar betejën me Lulzim Bashën. Ndaj duke parë këtë kontekst moral vendosa te marr ane dhe të mbështes zgjedhjen e Bashës. Dëgjova zonjën Vokshi të flasë për dhunë psikologjike ndaj drejtueseve lokale të lidhjes së gruas ! Nëse kjo ndodh është turp, shumë turp! Por le ta themi një gjë -Dajaku ka qenë instrument komunikimi i kësaj partie!”, tha Gjekmakraj.

Ndër të tjera deputeti demokrat ka bërë thirrje për rindërtim të PD-së, që të mos jetë më një parti e lidershipit, por e gjithë anëtarësia të jetë aksioner në të.

“Kjo parti ka rrahur themeluesit e vet, Neritan Cekën, Preç Zogajn, Arben Imamin , ka rrahur opozitën dhe ka manipuluar zgjedhjet, ka rrahur të persekutuarit ndaj duhet te ndahemi nga çdo forme dhune. Lulzim Basha nëse është burrë të kërkoje falje edhe për këto. U fol për emërimet e Kryesisë. Për mua kjo është një turp. Për çdo gjë duhet garë, për të gjithë, kuptimi është një gjë e shpifur. Tani të flasim për Kongresin. Po ky kuvend është një legjitimim i Foltores. Jam i sigurte qe nuk do bëhej kurrë nëse nuk do ishte ky presion dhe kjo krize. Ky kongres është legalizim i krizës dhe dëshirës suaj. Berisha e vendosi vete datën 11 nuk pyeti asnjeri”, shtoi deputeti demokrat.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Balla pas shkarkimit të Vlora Hysenit: PS nuk bën avokatin e askujt

22:59 / September 22, 2026

Nga Koçollari te Hyseni: 30 vite, 4 drejtues të SHIK/SHISH përballë drejtësisë

22:19 / September 22, 2026

Vlora Hyseni dorëzohet në Kosovë

20:19 / September 22, 2026

Siguria në Ballkanin Perëndimor, ministrat e Mbrojtjes diskutojnë bashkëpunimin rajonal në Slloveni, Nufi: Shqipëria e angazhuar krah aleatëve

13:41 / September 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.