Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Befason Flamur Noka: Veliaj presion delegatëve demokratë që të mos marrin pjesë në Kuvendin e Berishës

16:49 / November 16, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
noka basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti Flamur Noka ka bërë deklaratën e fortël, ku hedh akuza se Erion Veliaj po ndihmon Bashën për të dëmtuar Kuvendin e datës 11 dhjetor.

Noka akuzoi Velinë se po ndërhyn në çështjet e brendshme të Partisë Demokratike duke i bërë presion demokratëve që të mos shkojnë në kuvendin e 11 dhjetorit por në atë të 18 dhjetorit.

Ai quan edhe Bashën ushtarë të George Soros që synon të mbajë Ramën në pushtet por se më 11 dhjetor PD do të prezantojë platformën për regjimin Rama – Basha.

Pjesë nga biseda:

A ka nisur punën Basha për mbledhjen e kuvendit 18 dhjetor? Ju me informacionet që keni në terren a ka probleme apo presione për eksponentët që të marrin pjesë

Flamur Noka: Presionet nuk kanë pushuar por më vjen mirë që asnjë nuk do t’ia dijë për presionin e ushtarëve të George Soros. Është e qartë ushtarët e George Soros po tentojnë të mbajnë peng PD-në për hesap të Edi Ramës me qëllim që ai të përjetësohet në pushtet. Demokratët janë ndërgjegjësuar dhe nuk pyesin. Më 11 dhjetor do të jetë kuvend demokratësh të pastër e të lirë që e duan PD-në dhe Shqipërinë.

A mund të shkojmë në një kalvar përplasjesh të gjatë në gjykata?

Flamur Noka: Më 18 do shikoni ushtarët e Georgë Soros në minorancë qesharake që do i braktisin të gjithë demokratët vetëm po e mbushën me njerëz të PS-së. Vetëm po i ndihmoi Edi Rama. Tani që po flasim kam informacion pafund se në Tiranë Erion Veliaj ka shpërndarë ushtarët e tij duke i bërë presion apo duke i kërkuar të bëjë favore delegatëve në shkëmbim të mospjesëmarrjes më datën 11 dhe pjesëmarrjes më 18 dhjetor. Dihet tashmë Erion Veliaj është një nga luftëtarët më të zjarrtë që peng kryetari ka për mbledhjen e kuvendit të 18 dhjetorit. Gjithashtu shumë titullarë të qeverisë së zotit Rama janë duke luftuar kundër pjesëmarrjes në datën 11 dhe pjesëmarrjen më 18 dhjetor.

Po thoni se zoti Veliaj po ndërhyn?

Flamur Noka: Po në fshatrat e Tiranës, i kam me emra. Janë thirrur delegatë nga njerëzit e Erion Veliajt, duke I bërë presion, qoftë duke i thënë që do ju favorizojmë me leje ndërtimi apo vende pune të familjarëve në shkëmbim të mbështetjes së Lulzim Bashës. Kemi dhe emrat dhe do I shpallim kush ka bërë këtë Pazar.

Në 11 dhjetor do të shkojmë në Kuvend për të shpalosur një plaformë që do të rrëzojë regjimin Rama- Basha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Balla pas shkarkimit të Vlora Hysenit: PS nuk bën avokatin e askujt

22:59 / September 22, 2026

Nga Koçollari te Hyseni: 30 vite, 4 drejtues të SHIK/SHISH përballë drejtësisë

22:19 / September 22, 2026

Vlora Hyseni dorëzohet në Kosovë

20:19 / September 22, 2026

Siguria në Ballkanin Perëndimor, ministrat e Mbrojtjes diskutojnë bashkëpunimin rajonal në Slloveni, Nufi: Shqipëria e angazhuar krah aleatëve

13:41 / September 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.