Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

A do të rikthehet dënimi me vdekje? Kryeministri Rama jep përgjigjen e prerë: Ajo që përbën një fatkeqësi është…

08:55 / November 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cuko
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë nga aeroporti i Rinasit për ngjarjen tronditëse që ndodhi dje në Fier, ku një vogëlush 8-vjeçar u vra në mënyrë monstruoze nga një 38-vjeçar. Rama u pyet për rikthimin e dënimit me vdekje, ku tha se nuk është i mundur dhe as një formulë apo shkop magjik për të parandaluar të tilla ngjarje.

-Rikthimi i dënimit me vdekje, sa është e mundur kjo? A është e mundur të rishikohet Kodi Penal dhe për rastet e pedofilisë të ketë dënim maksimal?

Rama: Unë mirëkuptoj këtë reagim në emocionet shumë ekstreme që njerëzit kanë por cështja e dënimit me vdekje është si cështje e civilizimit me të gjitha vendet e BE dhe më gjerë. Nga besimi I asaj cështje ka pasur një process të gjatë kur janë hedhur hapat për heqjen e dënimit me vdekje bazuar në shumë analiza dhe fakte të cilat kanë folur se jo vetëm moralisht në një shoqëri demokratike bazuar në të drejtat e njeriut por edhe në aspektin praktik, dënimi me vdekje nuk I bën të paevitueshme për shoqëritë ngjarje të tilla. Shoqëritë edhe me nivelin më të lartë I kanë në gjirin e tyre këto qenie që janë në gjendje të shkojnë deri në ekstrem të asaj që ka mbetur nga qenia e njeriut. Kshuqë dënimi me vdekje nuk është as I mundur dhe as një formulë apo shkop magjik për të parandaluar të tilla ngjarje të cilat sic e dimë ndodhin në të gjitha shoqërite.

Në aspektin ligjor Shqipëria për shkak të disa ndërhyrjeve në legjislacion ka masat më të ashpra, cështja është zbatimi I tyre dhe ajo që përbën një fatkeqësi për ne në shumë vite është papërgjegjëshmëria e trupave gjykues në raport me individë që kanë kryer krime të tilla.

Edhe krime që në mos vrasje, kanë rezultuar në përdhunim apo dhunë, le që janë lënë të lirë apo kanë marrë dënime shumë të ulëta nga c parashikon ligji dhe pastaj I kanë përsëritur duke shkaktuar plagë krejtësisht të panevojshme. Patjetër që mundësitë për ta rishikuar legjislacioni janë por është ngritja e trupit gjykues në nivelin e atyre që janë shkruar, kemi standard demokratike.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Balla pas shkarkimit të Vlora Hysenit: PS nuk bën avokatin e askujt

22:59 / September 22, 2026

Nga Koçollari te Hyseni: 30 vite, 4 drejtues të SHIK/SHISH përballë drejtësisë

22:19 / September 22, 2026

Vlora Hyseni dorëzohet në Kosovë

20:19 / September 22, 2026

Siguria në Ballkanin Perëndimor, ministrat e Mbrojtjes diskutojnë bashkëpunimin rajonal në Slloveni, Nufi: Shqipëria e angazhuar krah aleatëve

13:41 / September 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.