Zjarrfikësit e Tiranës kanë shpëtuar një fëmijë, shtëpia e të cilit u përfshi nga flakët. Në video duket heroi zjarrfikës, i cili mban në duar fëmijën që shpëtoi.
Ngjarja ndodhi në zonën e Freskut, ku një apartament mori flakë.
Forcat zjarrfikëse arritën të vinin nën kontroll zjarrin, ndërsa familjarëve u është dhënë menjëherë ndihma e shpejtë.
Aktualisht po monitorohet situata nga sherbimet e Komisariatit numër 4 në kryeqytet.
