Erigers Mihasi, u vra të shtunën e shkuar më 13 nëntor, teksa udhëtonte menjë mjet tip “Audi” me mikun e tij, Armand Dumani. Por 32-vjeçari nuk ishte i panjohur për Policinë e Shtetit dhe drejtësinë shqiptare, por mesa duket ka edhe një ngjarje tjetër, në të cilën ka qenë prezent, e cila ka shpëtuar nga vëmendja.
Dje në emisionin “Opinion”, gazetarët Klodiana Lala dhe Artan Hoxha kanë risjellë një video nga momentet e para pas vrasjes s ëish-policit, Santiago Malko në Tiranë, disa vite më parë. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, teksa nëna kërkon që të kalojë rrethimin e Policisë për t’u futur në vendin e ngjarjes, pranë saj qëndron pikërisht Mihasi. Ky i fundit mik i afërt me djalin e saj.
