Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

OSHEE kërkon rritjen e çmimit të energjisë 70% për biznesin

16:34 / November 19, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
oshee
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka kërkuar zyrtarisht rritje të çmimit të energjisë elektrike për bizneset. Aplikimet e dorëzuara në Entin Rregullator të Energjisë kanë nisur të shqyrtohen për të marrë më pas një vendim.

Për bizneset e mëdha të lidhura në tension 35 kilovolt është kërkuar një rritje e fortë e çmimit nga 1.5 lekë që është aktualisht në 2.61 lekë ose mbi 70 % më shtrenjtë. Ndërkohë më e vogël ka qenë kërkesa për rritje të tarifave të energjisë elektrike për bizneset e mesme të lidhura kryesisht në tension 20 kilovolt.

OSHEE ka aplikuar për një rritje me rreth 2.3 % dhe nga 3.9 lekë për kwh kërkohet që të bëhet 3.99 .Ndërkohë në aplikimin e OSHEE nuk kërkohet rritje e tarifave të energjisë elektrike për familjarët. Rritja e çmimit të energjisë për bizneset ishte paralajmëruar edhe më parë që në momentin që qeveria shpalli emergjence energjetike.

Bizneset e mëdha në vend kanë detyrimin që ta sigurojnë energjinë elektrike në treg të lirë por deri më tani numri i subjekteve që kanë dalë në treg të lirë mbetet shumë i kufizuar për shkak të kostove më të larta që duhen për të siguruar energjinë që u duhet. Ndërkohë që nga 1 janari bizneset pritet të përballen me kosto të larta të furnizimit me energji elektrike pasi edhe në tregjet ndërkombëtare çmimet kanë pësuar një rritje të konsiderueshme. Aktualisht prodhimi i energjisë në vend është në minimum për shkak të kushteve të motit.

Nga të dhënat e KESH rezulton se prurjet natyrore në lumin Drin gjatë rezultojnë më të ulëtat në 10-vitet e fundit. Rritja e çmimit të energjisë elektrike për bizneset nënkupton automatikisht rritje të çmimit të produkteve edhe për qytetarët. Edhe operatori i Sistemit të transmetimit ka kërkuar rishikim të tarifës. Këto kërkesa do të shqyrtohen nga ERE e cila do të vendos më pas për tarifat e reja të energjisë

PROPOZIMI PËR BIZNESET 35 KILOVOLT
ËSHTË 1.5 LEKË KWh
BËHET 2.6 LEKË KWh

PROPOZIMI PËR BIZNESET 20 KILOVOLT
ËSHTË 3.9 LEKË KWh
BËHET 3.99 LEKË KWh

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tejkalohen kërkesat për kreditë 0% për strehim, zbulohet ministria me numrin rekord të aplikimeve

17:39 / September 27, 2026

Rama: Askush s’më akuzon dot se kam vepruar kundër Shqipërisë, jam për të bërë histori, jo pasuri

15:18 / September 27, 2026

Rama mesazh nga Rinasi: Masa ndaj kreut të SHISH ekstreme, u ekspozua një institucion i rëndësisë së veçantë

15:01 / September 27, 2026

Partia e Lirisë për fondet IPARD: “Bujqësia ka humbur mbi 300 mln euro”

13:22 / September 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.