Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Këputëm një lule”, Rama tregon për kohën kur luante basketboll: Na erdhi nga mbrapa policia deri në hotel, ja kush na denoncoi!

14:03 / November 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama plazh
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë takimit të zhvilluar me kryebashkiakët ditën e sotme, Kryeministri ka treguar edhe një histori të tijën personale në kohën kur ai ishte një lojtar profesionist basketbolli.

Teksa tema e diskutimit ishte pastrimi i mbetjeve, sidomos në zonën e bregdetit, Rama tregon historinë kur ai dhe lojtarët e tjerë të ekipit kishin shkuar jashtë Shqipërisë për të marrë pjesë në një lojë basketbolli.

Njëri prej tyre, duke kaluar në një park kishte këputur një lule aty pranë dhe fill pas këtij veprimi në dhomat e hotelit ku ata qëndronin kanë mbërritur forcat e policisë.

Denoncimi ish bërë nga një qytetar i rastit, ndërsa Rama tregoi këtë histori për ti bërë thirrje qytetarëve të mos heshtin, por të dërgojnë çdo krim mjedisor në programin ‘komisariati digjital’ në mënyrë që policia të reagojë!

“Në kohën e komunizmit, kur kemi shkuar të luajmë basketboll jashtë vendit, kemi kaluar në një park dhe dikush nga ne ka këputur një lule. Në hotel, na ka ardhur inspektori dhe pastaj mësuam që denoncimi ishte bërë nga një qytetar atje për një lule të këputur anë lules, kishte lajmëruar policinë. Policia kishte marrë të dhënat dhe na erdhën nga mbrapa deri te hoteli, për një lule. S’është çështje policie, bashkie, koshash, gjobash, por vetëdije qytetarësh. Mos hesht nëse sheh dikë që bënë diçka të tillë. Të fotografojnë një makinë me inerte që vjen te lagjja dhe hedh inertet dhe ta çojnë te komisariati digjital dhe policia të reagojë”, tha Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrestohet në Rusi Salvador Aliu për trafik droge dhe pastrim parash, është quajtur “bosi i bosave” shqiptarë

21:22 / September 23, 2026

Komisioni Europian: Negociatat me Shqipërinë për në BE drejt mbylljes në dhjetor 2027

20:15 / September 23, 2026

Siguria në Ballkanin Perëndimor, Hoxha takohet në New York me të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar

15:49 / September 23, 2026

Nisma e PDK, çfarë pritet të ndodhë me ligjin për Specialen

15:32 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.