Pasditen e sotme në fshatin Zogjaj të Bulqizës, në një tunel, është gjetur trupi i pajetë i një personi. Banorë të fshatit e gjetën kufomën e dekompozuar dhe njoftuan Policinë lokale. Fillimisht u mendua se kufoma i përkiste një të riu që humbi kontaktet me të afërmit dy javë më parë, por zyrtarët e Policisë Dibër shprehen se kufoma ka gjasa t’i përkasë një personi nga Gjorica, cili humbi cdo lidhje me familjarët në qershor të këtij viti. Po sipas Policisë për shtetasit që mendohet se i përket kufoma është bërë denoncim në drejtorinë e Policisë Dibër në fillim të muajit korrik 2018, por pas disa ditësh denoncimi është tërhequr dhe familjarët janë shprehur se i afërmi i tyre mund të ketë emigruar në Maqedoni, ku punonte herë pas here. Policia dhe hetuesit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të mbledhur provat e mundshme dhe zbardhjen e të vërtetës. Në mbrëmje Policia njoftoi se pranë trupit të viktimës është gjetur një kartë identiteti që i përkiste shtetasit me inicialet Artur Lleshi, 31 vjec. / P. Hasa /
Postime te ngjashme
Add A Comment