Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

“E kishim parashikuar qëndrimin e PS për komisionin hetimor për 25 prillin”: S’keni parë asgjë akoma. Ka vetëm një Kuvend të PD, pse nuk më shqetëson ‘Foltorja’

15:38 / November 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Alibeaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj ka folur sot në studion e News24 për komisionin hetimor parlamentar për zgjedhjet e 25 prillit që ai drejton si dhe për situatën në PD.

Alibeaj tha se nga ana e opozitës ishte parashikuar qëndrimi i maxhorancës, gjithsesi ai paralajmëroi për debate të forta me nisjen e shqyrtimit të dokumentacionit të ardhur nga institucionet.

“E kishim parashikuar pengesën nga PS për komisionin hetimor për zgjedhjet. Bënin kërkesa antiligjore se për të kërkuar prova duhet të merret leja nga maxhoranca.

Kanë ardhur në 98% të përgjigjeve për kërkesat tona ndaj informacioneve. Kur një komision hetimor kërkon prova fakte, asnjë institucion tjetër nuk e ka mundësinë të pengojë përndryshe do përballet me sanksione ligjore. Sa herë një institucion ligjor publik do të bëhet pengesë do të përballet me sanksionet e ligjit. 98% e të gjitha kërkesave kanë gjetur përgjigje. Sjellja nga ana e maxhorancës kjo do të ishte.

Do të ketë debate, në fakt s’keni parë asgjë akoma. Debatet reale do të fillojnë kur të shfletojmë materialet”, tha Alibeaj.

Sa i përket situatës në PD, Alibeaj theksoi se ka vetëm një Kuvend, ai i vendosur nga Kryesia e PD më 18 dhjetor.

“Nuk është se e themi ne që ka vetëm një Kuvend. Ka vetëm një Kuvend sepse procedura është e tillë. Janë disa rregulla procedurale që na bëjnë bashkë dhe na ndajnë nga çdo lloj bashkimi kaotik njerëzish. Statuti, kushtetuta e partisë përcakton mënyrën e organizmit të një formacioni politik. Kuvendi është më 18, i thirrur nga Kryesia e Partisë siç e përcakton Statuti. Nuk ka të dytë”, tha ai.

foltorja kuvend
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zëvendëson Evis Salën/ Kush është Klodiana Spahiu, ministrja e re e Shëndetësisë

13:56 / September 3, 2026

“Humbja e kontaktit me njerëzit, model fatal,” Rama: Moduli me 100-pikë për deputetët do të masë punën në Kuvend dhe në terren

11:24 / September 3, 2026

“Deputetët, jo sekserë për hallet e qytetarëve”, Rama u tregon ‘vijat e kuqe’ të tijëve: Suksesi do të jetë kur…

10:49 / September 3, 2026

“Prania Besnike çdo të premte në orën 17:00”, Rama: Nuk do ndalet deri sa të jem unë kryetar i PS!

10:46 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.