Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

DPSHTRR jep njoftimin e rëndësishëm: Mjetet rrugore jashtë normave nuk do të regjistrohen

16:20 / November 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rruge
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor nis verifikimin homologues përmes platformave informatike që plotësojnë të gjitha kërkesat për verifikimin e kategorisë mjedisore dhe të treguesve teknik të mjeteve rrugore, të certifikuara me ISO/IEC 27001:2013, (Information Security Management Standard).

Sipas DPSHTRR-së, një nga databazat që do të përdoret është e certifikuar nga kompania prestigjioze gjermane TÜV Rheinland, me një eksperiencë 150 vjeçare në tregun global sa i takon certifikimit (e akredituar nga Deutsche Akkreditierungsstelle (DAkkS), organi kombëtar i akreditimit të Republikës Federale të Gjermanisë, anëtare e Forumit Ndërkombëtar të Akreditimit (IAF).

Duke filluar nga nëntori 2021, DPSHTRR informon se do të verifikojë zyrtarisht jo vetëm kategorinë mjedisore, por edhe për tregues të tjerë teknik të mjeteve rrugore që importohen për herë të parë Shqipëri (të përdorura ose me km 0/të reja).

DPSHTRR u bën thirrje qytetarëve të mos importojnë më mjete rrugore jashtë normave, sepse nuk do të mund të regjistrohen apo targohen dot më.

“Sektori i verifikimit të specializuar pranë DPSHTRR ka refuzuar 298 mjete rrugore pasi nuk plotësojnë kategorinë mjedisore të përcaktuar në vendimin e Këshillit të ministrave nr. 633”. Mashtrimet me mjetet rrugore të palejueshme për regjistrim dëmtojnë tregun vendas të shitje-blerjes, cenojnë konkurrencën dhe rrisin nivelet ndotëse të Flotës Shqiptare , bën të ditur DPSHTRR.

DPSHTRR mjetet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kujdes sot me fishekzjarrët/ Dëmet nga mjetet piroteknike, zjarrfikësit tregojnë se si duhet të mbroheni

12:26 / December 31, 2025

A u vranë vërtet 28 mijë shqiptarë në Luftën e Dytë Botërore?! Historiani Pëllumb Xhufi tregon të vërtetën …

11:41 / November 30, 2025

Ministrja Koçiu: Koordinim ndërinstitucional mes strukturave vendore për menaxhimin e situatës nga reshjet

16:12 / November 17, 2025

Avokatja e Popullit: Meta ka pranuar që nuk është dhunuar nga policia, ka firmosur dy dokumente

18:26 / October 30, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.