Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Familja merr telefonatë nga Shkodra për 28-vjeçarin e zhdukur: E pashë në lokal

17:07 / November 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
telefonate
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

28 vjeçari është parë për herë të fundit në datën 1 nëntor në Ersekë ku ka konsumuar kafen me shokët e tij.

Një telefonatë për vendndodhjen e Sherif Mukajt është kryer ditën e sotme nga një person. Ky i fundit ka bërë të ditur se ka parë në një lokal një të ri që besonte se ishte 28-vjeçari i zhdukur 19 ditë më parë. Policia e Kolonjës në bashkpunim me atë të Shkodrës kanë kërkuar së bashku me familjarët e të riut. Sipas familjarëve, nga kamerat e sigurisë së lokalit ku mendohet të jetë parë djali rezulton se nuk ishte i njëjti person me atë që përshkruante telefonata.

Policia ka sekuestruar sendet e tij personale bashkë me celularin që po i nënshtrohet një ekspertize për të zbuluar personat e fundit me të cilët ka kontaktuar 28-vjeçari. Nuk dihet ende se çfarë mund t’i ketë ndodhur Mukajt, nëse ai ka pasur konflikte me ndonjë person apo mund të jetë rrëmbyer.

Familja e të riut ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Shqipërisë për të kërkuar djalin e tyre. Ata kanë treguar se për herë të fundit, i riu është parë në fshatin Starje. Kërkimet për gjetjen e tij ende janë në vijim.

lokal Shkodra
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.