Familjarët e Mateos së vogël, i cili u vra nga Klodian Çalamani i kanë bërë thirrje policisë, që të lënë të lirë autorin, që ndodhet në burgun e Vlorës, për t’u përballur me ta.
Ata i janë drejtuar policëve me shumë fjalë që prekin zemrat, ndërsa thonë; “A keni shpirt?! Shikoni këtë djalë”. Pasi kanë protestuar para burgut të Vlorës, ata i janë drejtuar qytetit, ku do të vijojnë protestën e tyre, pasi kërkojnë drejtësi.
