Moderatori i Telebingos, Ardit Gjebrea ashtu si çdo të dielë ka vijuar me lojën e telefonatave. Teksa i ka telefonuar një numri të përzgjedhur, në anën e telefonit përgjigjet familjarja e z. Tosun që kishte emrin të shënuar në kontrabiletë.
Arditi kërkon emrin në biletë, por zonja i thotë se ai ka humbur jetën pikërisht këtë mëngjes. Moderatori i ka shprehur ngushëllimet e tij familjarëve teksa tha se bileta do të ruhet për të luajtur në një moment të dytë kur familja të jetë më e qetë nga kjo dhimbje.
@ijrstudent 😢
♬ Surrender – Natalie Taylor
