Efektivi i repartit RENEA, Xhulio Liçi ka marrë pafajësinë për akuzat e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”. Ai u arrestua në maj të këtij viti bashkë me dy persona të tjerë Ded Nimani dhe Luan Gaçi, pasi në mjetin e tij u gjet 1 kilogramë kokainë. Gjykata ka vendosur dënim 4 vite e 8 muaj burg ndaj Ded Nimanit, për shkak të dënimit të shkurtuar. Nimani ka deklaruar se asnjëri prej tyre nuk kishte dijeni për lëndën narkotike por çdo gjë ishte organizuar prej tij. Prokuroria e gjendur edhe përballë mungesës së provave ka liruar nga akuzat efektivin e RENEA-s dhe Luan Gaçin.
I riu me banim në Fier, ishte nisur pasditen e 14 majit drejt Tiranës, kur në Plepa të Durrësit kishte parë 62 vjeçarin Dedë Nimani dhe e kishte marrë në makinë. Por, kur ishte futur në makinën e efektivit të RENEAS, Dedë Nimani futi në bagazh një çantë në të cilën më pas u zbulua se kishte kokainë. Kur arritën në Ndroq, Dedë Nimani kërkoi që të zbriste nga makina dhe aty ndërhyri Policia që i ndiqte, duke i arrestuar të gjithë në flagrancë. Nga kontrolli, në bagazhin e makinës së Xhulio Liçit, në çantë e vendosur nga 62 vjeçari Dedë Nimani, u gjet 1 kg kokainë.
Nimani pranoi se droga ishte e tija dhe speciali i RENEAS nuk kishte asnjë lidhje, por e kishte marrë rastësisht në makinë.
